KEDS Academy ka nisur ligjëratat me gjeneratën e tetë me radhë.
Sivjet, programin profesional dhe akademik 1 vjeçar do ta ndjekin 61 kandidatë, të cilët vijnë me profile të ndryshme nga vende anekënd Kosovës.
Kandidatët e përzgjedhur i përgëzoi edhe kryeshefi ekzekutiv i KEDS, Alper Erbas, i cili iu uroi mirëseardhje.
Erbas tha se suksesi i dëshmuar nga kandidatët do të hapë mundësi të reja për ta.
“KEDS Academy është një rrugëtim që do të sjell përvoja të reja për secilin nga ju. Krahas mundësive për përgatitje profesionale, ju do të trajnoheni nga ligjërues profesionistë dhe të kualifikuar brenda KEDS dhe Boğaziçi University në Stamboll”, tha Erbas.
Ai theksoi se përmes KEDS Academy kandidatët do të kenë mundësi edhe punësimi në KEDS.
“Qëllimi i programit është të krijohen liderë të së nesërmes. Sot, në KEDS ka udhëheqës të shkëlqyeshëm të cilët kanë dal nga akademia. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për ju që krahas marrjes së përvojave dhe ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare, ju të keni mundësi të inkuadroheni në tregun vendor”, shtoi ai.
Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit për shkak të situatës pandemike, kandidatët programin do ta ndjekin virtualisht, nga distanca duke respektuar udhëzimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Deri më sot, përmes këtij programi janë aftësuar dhe certifikuar rreth 350 studentë të cilët kanë dalë nga 7 gjenerata të KEDS Academy. Një numër i madh prej tyre janë të punësuar në KEDS duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të kompanisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës