Dje, në mbledhjet virtuale të mbajtura mes aktivistëve politikë të PDK-së në diasporë dhe Departamentit të Diasporës në PDK, u formuan shtabet zgjedhore në Itali, Francë dhe Suedi.
“Koordinator i shtabit të PDK-së në Itali u zgjodh Patriot Krasniqi, koordinatorë për degën në Francë u caktuan Shpëtim Kiçina, Blerim Osmani, Sinan Xhema dhe Isak Shabani, ndërsa në Suedi Këshillin Themeltar të degës së PDK-së do ta udhëheqë Gani Abazi, kurse shtabin zgjedhor Ferat Meha”, thuhet në njoftimin për media.
Drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK, Elmi Reçica në këto takime virtuale ka theksuar se zgjedhjet e 14 shkurtit janë betejë për shtetin, e cila e përcakton rrugën nga do të lëvizë Kosova.
“I ashtuquajturi koalicion i shpresës ishte koalicioni më dëshpërues dhe më i dëmshëm për vendin, pasi çdo gjë e ka shtri për tokë”, ka thënë ai.
Tutje, zv.drejtori i Departamentit për Diasporë në PDK, Arben Gecaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka ofertë të qartë dhe konkrete për diasporën e Kosovës.
Të pranishmit në këtë diskutim ngritën disa çështjet që i shqetësojnë bashkatdhetarët në diasporë, sikurse problemi me patentë shoferët. Madje, pati kërkesa edhe për digjitalizimin e sistemit për nxjerrjen e dokumenteve personale, në mënyrë që bashkatdhetarët të mos humbin kohë duke udhëtuar me qindra kilometra për t’u pajisur me dokumente në ambasadat e Kosovës, në shtetet ku ata jetojnë.
Përfaqësuesit e shtabeve të degëve në Itali, Francë dhe Suedi u zotuan se do të angazhohen maksimalisht për fitoren e PDK-së në zgjedhje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës