LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut shfaq raketën e re balistike, pak pasi Kim Jong Un pranoi dështimet e rënda në ekonomi

Koreja e Veriut shfaq raketën e re balistike, pak pasi Kim Jong Un pranoi dështimet e rënda në ekonomi

Koreja e Veriut ka shfaqur atë që dukej të ishte një raketë e re balistike (SLBM) në një paradë të enjten në mbrëmje, raportoi media shtetërore, duke shënuar fundin e një kongresi politik në të cilin udhëheqësi Kim Jong Un pranoi dështime të rënda, por u zotua të rritte fuqinë ushtarake të vendit.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, i veshur me një pallto të zezë lëkure, doreza dhe kapelë, Kim buzëqeshi dhe përshëndeti me dorë, ndërsa shikonte paradën në sheshin Kim Il Sung.

“Armët më të fuqishme të botës, raketat balistike me lëshim nga një nëndetëse, hynë në shesh njëra pas tjetrës, duke demonstruar fuqishëm fuqinë e forcave revolucionare të armatosura”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.


Sipas Al Jazeera, fotot e lëshuara nga media shtetërore treguan se SLBM ishte etiketuar si Pukguksong-5, potencialisht duke shënuar një azhurnim mbi Pukguksong-4 që u zbulua në një paradë ushtarake në tetor.

“Raketa e re padyshim që duket më e gjatë”, ka thënë Michael Duitsman, një studiues në CNS me bazë në Kaliforni.

Ndërsa Ankit Panda, një bashkëpunëtor i vjetër në programin e politikës bërthamore në Carnegie Endowment për Paqen Ndërkombëtare tha se parada gjithashtu paraqiti “një raketë të re balistike me rreze të shkurtër të paparë më parë”.

Ndryshe, në hapjen e kongresit – i pari që nga viti 2016 – Kim i kishte përshkruar pesë vitet e kaluara si “më të këqijtë nga më të këqijtë” për vendin duke pranuar se planet ekonomike të qeverisë kishin dështuar në pothuajse çdo aspekt.

Por ai ishte gjithashtu i etur të theksojë “aftësitë ushtarake në rritje të Veriut” dhe përshkroi Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë trupa në Korenë e Jugut dhe Japoni, si “armikun më të madh” të vendit.

Analistët thonë se Veriu dëshiron të dërgojë një mesazh force përpara inaugurimit të Joe Biden si presidenti i ardhshëm i SHBA-së më 20 janar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori