LAJMI I FUNDIT:

Studiuesit zbulojnë një nga “super-tokat” më të vjetra

Studiuesit zbulojnë një nga “super-tokat” më të vjetra

Planeti është shkëmbor, dendësia e tij është e ngjashme me atë të tokës sonë. Por nuk është e banueshme.

Astronomët kanë zbuluar tre ekzoplanetë orbitë rreth një prej yjeve më të vjetër në galaktikë, një xhuxh portokalli me emrin TOI-561.


Njëri prej tyre është 1.5 herë më i madh se Toka dhe rrotullohet rreth yllit në vetëm 10.5 orë. Studiuesit vlerësojnë se planeti ka rreth tre herë masën e tokës. Dendësia duhet të jetë e ngjashme me atë të tokës, transmeton Telegrafi.

Planeti është shkëmbor, si planeti ynë blu, Venusi ose Marsi – por nuk është i banueshëm për shkak të afërsisë me yllin e tij. Temperaturat atje duhet të arrijnë mbi 2,200 gradë Celsius.

Tre planetët që janë zbuluar quhen TOI-561 b, TOI-561 c dhe TOI-561 d. Planetët u identifikuan duke përdorur teleskopin NASA TESS.

“TOI-561 b është një nga planetët më të vjetër shkëmbor të zbuluar ndonjëherë”, thotë studiuesja Lauren Weiss nga Universiteti i Hawai’i.

Studiuesit vlerësojnë se mosha e saj është rreth 10 miliardë vjet.

Kjo e bën atë rreth dy herë më të vjetër se sistemi ynë diellor dhe pothuajse po aq i vjetër sa universi, i cili është 14 miliardë vjet i vjetër, siç raportohet nga Sciencealtert.com. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori