LAJMI I FUNDIT:

Pse kaq shumë mjekë në Serbi po vdesin nga COVID-19?

Pse kaq shumë mjekë në Serbi po vdesin nga COVID-19?

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga coronavirusi në Serbi është rreth 3,600, por shkalla e vdekjeve në mesin e mjekëve dhe infermierëve është shumë më e lartë se në kombet e tjera.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, të dhënat nga Unioni i Mjekëve dhe Farmacistëve (UDP) kanë zbuluar se deri në 72 mjekë kanë vdekur nga coronavirusi në Serbi, një vend me shtatë milionë njerëz, krahasuar për shembull me 43 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka një popullsi prej më shumë se 60 milionë njerëzve.

Ndryshe, Serbia ka parë vetëm 3,600 vdekje në total krahasuar me MB-në më shumë se 80,000.


Lidhur me këtë, shkruan më tej Euronews, kritikët fajësojnë gjendjen e sistemit të kujdesit shëndetësor të vendit, i cili është ”nënfinancuar”.

Dhe kur coronavirusi goditi, sektori i shëndetësisë nuk ishte gati.

“Organizimi i keq, lodhja e personelit, mungesa e pajisjeve: e gjithë kjo kontribuoi në një numër të lartë vdekjesh midis mjekëve”, ka thënë për Euronews, Rade Panic, presidenti i UDP, duke shtuar se numri i të vdekurve mund të jetë më i lartë se 72.

Një çështje tjetër, tha Panic, është se pozitat e larta në spitalet serbe priren të jenë emërime politike, që do të thotë se besnikëria e menaxherëve të spitaleve ndaj elitës në pushtet të vendit është më e rëndësishme sesa aftësitë e tyre menaxheriale.

Nga fillimi, ka thënë ai, spitalet serbe nuk kanë arritur të mbajnë seksione të ndara midis pacientëve me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera, ndërsa sektori mjekësor ka vuajtur nga një mungesë e madhe e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE).

Kur profesionistët e kujdesit shëndetësor, përmes medias, janë përpjekur të ngrenë shqetësimet e tyre, ai tha, gazetarët që shkruajnë historitë janë sanksionuar, përfshirë një reporter i cili u arrestua në prill pasi theksoi kushtet e tmerrshme në një spital. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori