LAJMI I FUNDIT:

LVV zgjedh tre kandidatët për deputet nga Podujeva

LVV zgjedh tre kandidatët për deputet nga Podujeva

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë ka mbajtur mbledhjen për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga kjo qendër të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Fitim Haziri, Sarada Bogujevci dhe Vendenis Lahu janë tre kandidatët me më së shumti vota nga kjo degë, të cilët do të jenë në listën e LVV-së.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga LVV-ja.


“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, sot e ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatët për deputetë nga Qendra e Besianës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 14 shkurt. Anëtarët e Këshillit të Qendrës në një proces tranparent e demokratik, kanë votuar për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tre kandidatët më të votuarit nga ky proces janë: Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje atje, me shumicë votash zgjodhi edhe Kryesuesin e Grupit të Asamblistëve në Podujevë, Florent Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori