Oda e Hotelerisë kundër tubimeve të partive politike, paralajmërojnë padi ndaj institucioneve
Kundër tubimeve të partive politike që janë mbajtur kohëve të fundit është edhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK). Kjo e fundit i ka vënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që të respektojë masat qe i ka vënë vet, apo të heq kufizimet për të gjithë, përndryshe paralajmëron greva.
Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva tha se do të ngrenë edhe padi ndaj institucioneve të vendit për kompensimin e humbjeve për shkak të ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë shkak i masave kundër pandemisë.
Ai tha se 35 deri 40 përqind e bizneseve të hotelerisë janë të falimentuar, ndërsa 30 mijë persona kanë mbetur pa punë.
Sogojeva adresoi një kërkesë edhe për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), ku tha se kjo e fundit duhet të shfuqizojë vendimin për ndalimin e dhënies së kredive për bizneset e hotelerisë, sipas të cilit kjo kategori nuk mund të marrë edhe 2 vjet pas përfundimit të pandemisë.
“Duke marrë parasysh se në çfarë gjendje gjenden bizneset e kësaj veprimtarie dhe presionin që e kemi nga këto biznese, të cilat rreth 30 mijë punëtorë i kanë pa punë, dhe duke nisur nga ajo se këto masa nuk kanë dhënë asnjë rezultat deri më sot, ne e kemi ftuar këtë konferencë pasi ne si odë kujdesemi për shëndetin e qytetarëve. Ju i dini masat e dy qeverive e para me mbyllje, e dyta me hapje, e që dolën antikushtetuese. Shikoni fotografitë, tërë këto fotografi te tubimeve elektorale. Ne patëm ofruar guidën tonë, me të cilën nuk do të kishte pasur nevojë për kufizime. Ne jemi për ta mbrojtur shëndetin, lëshoni njerëzit le të punojnë, përmbajuni masave. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë kemi marrë vendim që këto vendime kanë me qenë fuqiplotë dhe funksionale”, tha ai në konferencën për media.
Kryetari i departamentit të Estradës, Afrim Muqiqi tha se në rast se vazhdojnë tubimet elektorale, bizneset e hotelerisë do të fillojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
“Po shihet që ky standard i dyfishtë qenka përdorur veç për neve, në interes të partive politike. Po i pyes të gjithë politikanët nga u.d. së presidentit, ku janë ato standarde që ju vet i keni nënshkruar, ku është logjika që të ndalohet ushtrimi i profesionit tonë? Çka janë këto për krejt këta zotërinjtë që thonin ‘mbani maskat, lani duart’. Siç po shihet masat qenkan liru, veç edhe ne të thërrasim dasmorët, sepse partitë politike po i mbushin sallat e dasmave për interesa të tyre. Turpi qoftë mbi ta”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës