Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se deri në muajin shkurt përfundojnë të gjitha pagesat e dyta të subvencioneve për bujqit dhe fermerët kosovarë.
Mustafa të mërkurën gjatë një takimi me fermerët në Rekë të Keqe të Gjakovës ka theksuar se MBPZHR ka ndarë mbi 100 milionë euro grante dhe subvencione për zhvillimin e bujqësisë.
“Diskutuam për përkrahjen e bujqve dhe blegtorëve me grante dhe subvencione për vitin 2020, pa përkushtuar edhe subvencionet e dyfishta, të cilat do i vazhdojmë nga java e parë e muajit shkurt dhe për të përfunduar gjatë këtij muaji. Natyrisht edhe 29 milionë euro grante për zhvillimin e aseteve në punim dhe përpunim në bujqësi. Pra, një buxhet për mbi 100 milionë euro për zhvillimin e bujqësisë në formë të granteve dhe subvencioneve”, tha ai.
Drejtori i qumështores Golaj, Brahim Golaj theksoi se në pandeminë COVID-19 ka rënë fuqia blerëse e produkteve të qumështit, për këtë kërkoi nga ministri Mustafa që ndarja e mjeteve për grante dhe subvencione të ndahen sa më parë për fermerët.
“Po mundohemi të mos ngecim në pagesat e qumështit dhe fermerët të vazhdojnë furnizimin me qumësht siç kanë vazhduar deri tash. Ende nuk është duke u grumbulluar krejt sasia e qumështit për shkak të pandemisë dhe rënies së fuqisë blerëse. Ministria Mustafa na premtoi se pagesat për grante dhe subvencione do të kryhen në fillim të këtij viti. Shpresoj që kjo të ndodhë sa më shpejt”, tha ai.
Ministri në detyrë, Besian Mustafa gjatë ditës ka takuar edhe fermerët e Junikut. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe