LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon gjendja e rënduar nga vërshimet në Vushtrri, Tahiri thotë se do të kërkojnë kompensim nga Qeveria për dëmet e banorëve

Vazhdon gjendja e rënduar nga vërshimet në Vushtrri, Tahiri thotë se do të kërkojnë kompensim nga Qeveria për dëmet e banorëve

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se sot ka pasur vërshime nga lumi Sitnica dhe se po vazhdon gjendja e rënduar në qytet.

Tahiri ka bërë të ditur se tashmë janë evakuuar banorët, ndërsa ka thënë se do të kërkojnë nga qeveria kompensim të dënimit të banorëve, transmeton Telegrafi.

“Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica. Ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani. Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.


Gjithashtu, Tahiri ka thënë se tashmë shkolla fillore “Naim Frashëri” në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe borës në Kosovë gjatë të hënës ka pasur vërshime në disa komuna. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se maksimumi i reshjeve është regjistruar në Junik dhe Gjakovë.

“Intensiteti i reshjeve në disa vende ka qenë shumë i lartë, kështu nga datë 01.01.2021 deri më 12.01.2021 ora 00:00, mesatarisht në Kosovë kanë rënë rreth 117 mm reshje (l/m2). Sasia më e madhe e tyre ka rënë në Rrafshin e Dukagjinit duke përfshi edhe zonën malore, me mesatare prej 139.8 mm. Maksimumi i reshjeve është regjistruar në Junik 196.8 mm dhe Gjakovë 196.1”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim, më së shumti reshje janë regjistruar mes datës 09 – 12.01.2021.

“Më datë 09.01.2021, në Gjakovë janë regjistruar 57.4 mm reshje, Dragash 40.3 mm, pastaj më datë 11.01.2021, në Ferizaj 29.5 mm, Istog 22.1 mm, Junik 34.1 mm, Kamenicë 26.3 mm, Pejë 28.7 mm, Prishtinë 27.2 mm, Prizren 35.9 mm, Tugjec 50,1 mm etj”, ka bërë të ditur IHMK.

Ndërkohë, si pasojë e këtyre vërshimeve një numër i madh i qytetarëve janë evakuuar, ndërsa komunat kanë kërkuar nga qytetarët që të mos dalin pa nevojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori