Se vitet janë vetëm numra, më së miri na e dëshmon personazhi ynë i sotëm. Plot 81 vjeç, por me shumë vullnet për jetën.
Bëhet fjalë për Asllan Grabovcin nga Gjilani, të cilin, gjatë gjithë jetës e ka përcjellur pasioni për muzikën. Pavarësisht sfidave nëpër të cilat e ka bartur jeta, ai s’ka reshtur së bëri atë që gjithmonë e ka dashur.
Asllanin ne e zbuluam kur thirri në emisionin Radar dhe këndoi gati gjatë tërë telefonatës me Edita Dolin. Kështu, u nisëm drejt e për Gjilan për ta parë prej nga kjo dashuri për këndimin.
“Baba edhe mixha jon kon rapsodë. Edhe sot e asaj dite, boll Drenica ka knu, po me ta nuk ka pasë. Por atyne nuk guxojshim me jau prek çiftelinë. Kur pat bo me dekë, baba pat thonë, borxh jom kon bir me ty. Se me kput ni tel ska pas tela, e ardhshin gjinja aty. E prej atëherë ja pata nisë me knu, ja nisa mi ra kapak. E kom kapuqin, e kom atë kutinë e babs, të cigareve. Krejt simbolet e babës. Une jom kon edhe antar i korit në normale. Bile kem pas shku me dhon shfaqje kahmos nëpër katune me Selmon Vokshin. Ai na pat ushtru. Jemi kon në Sarajevë, Banjallukë, Preshevë, e mos tfoli Shkup e për tjerat. Bile une knojsha me ni vajzë, u kon e Hogoshit, nifar Ramizja e knojshim Mihanen”.
Por a i ka kënduar Asllani gruas ndonjëherë?
“Këto kangë jon edhe për grue edhe për të gjithë, jo veç për grue. Apostafat si kom knu. Atëherë u kon koha tjetër, ajo i ka pas punt e veta”
Po ta shohësh Asllan Grabovcin, ska si mos të të bien në sy detaje të veshjes së tij. Shqiponja dykrerëshe.
Dashurinë për atdheun, Asllani e shpreh edhe përmes simboleve, të cilat, thotë se i mbanë çdoherë afër vetës.
“Prej kur mka tregu baba edhe kur e kom përjetu vet, qysh ka vujt, prindërit e tina, e të gjitha, atëhere edhe une nuk kom mujt mu pajtu me regjimin e tyre. Deri vitin e 3-4 normale smkan dhon bursë, se thojshin babën e ka pasë ballist. Këto simbole i kom në gjak. Si shallën, I kom me shallë me unazë, me flamur me krejt, e tash kërkujna nuk mundesh me ja imponu si mos ta dojë zemra. Unazën e kom prej vitit 1970, patën ardhë me dhonë shfaqje kta të Shqipnisë. Dolëm na atje, njerëzit pritshin nëpër dritare, se na përcjellshin. Do thojshin me i hjekë i kom thane jo. Edhe nana bile mthojke, nshkollë kem pasë edhe shkije, mthojke hiqe, i kom thanë jo nanë, veç nëse ma prejnë gishtin, se smun e hjek. Kta veç kur të vdes, atëherë ku me ja lon dikujt”
Shëndeti dhe vitaliteti që gëzon Asllan Grabovci, i kanë ndihmuar atij që ta kalojë edhe monotoninë që e ka krijuar pandemia.
“Para smujës, me shokë ja lujshum letra, ja shah, qishtu e kalojshim kohën, nuk jom njo që skom shoqni. Tash pas ksaj, shoqninë ma të madhe pe gjej në TV, po rri, dal shëtitna 1 orë e gjys, do ushtrime, i kom do vegla që ushtroj në to. Kom edhe bicikletën që mi ka pru djali prej Zvicrës. Mirrna me qita peshqi qitu kta smi dhnojnë, veç çka më qetësojnë tu i kqyr. Qishtu është jeta jonë sa na ka shkru perëndia”. /RTV Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m’vra
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi
Dita e tretë në arrati, askush nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër