LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga Ujëvara e Mirushës, reshjet atmosferike rrisin nivelin e ujit

Pamje nga Ujëvara e Mirushës, reshjet atmosferike rrisin nivelin e ujit

Reshjet e shiut dhe borës kanë bërë disa pjesë në Kosovë të përmbyten, të vështirësohet qarkullimi dhe lokale e vetura të jenë nën ujë.

Por, këto reshje atmosferike kanë bërë gjithashtu që edhe ujëvarës së Mirushës t’i rritet niveli i ujit.

Telegrafi ka siguruar një video incizim nga një lexues i saj, ku shihet rrjedha e shpejtë dhe e fuqishme e ujit në këtë ujëvarë.


Ndërkaq, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kanë bërë të ditur se situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijoj edhe sot.

Sipas institutit në të gjithë lumenjtë e vendit, në të cilët ka matje automatike dhe transferim online të të dhënave në interval kohor çdo 15 dhe 1h, ka ngritje të niveleve të ujit.

“Ngritje enorme dhe të shpejta brenda 24h, janë duke u regjistruar në lumin Drini i Bardhë, në profilin hidrometrik në Këpuz, ku brenda 24h, kemi ngritje të nivelit nga 2.726 m në 6.748 m, apo për 3.498 m më shumë, pastaj në lumin Morava e Binçës në Konçl nga 3.313 në 6.616, ose për 3.303 m”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në ditët në vijim sipas tyre, parashikohet që lumenjtë kryesor të Kosovës, gjatë orëve në vazhdim, të kenë nivele dhe prurje shumë të larta, ku maksimumi i tyre pritet të arrij gjatë orëve në vijim.

“Situata pritet të stabilizohet gradualisht, duke filluar nga dita e sotme, për të vazhduar me tendencë të rënies së letë të niveleve dhe prurjeve të ujit, e cila do të vazhdoj deri  më datë 13/01/2021, ku përsëri do të kemi reshje të herëpashershme shiu dhe bore të intensitetit më të ulët dhe me karakter lokal”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori