LAJMI I FUNDIT:

ASh-AAA: A ishte Avokati i Popullit çmimi i mashtrimit?

ASh-AAA: A ishte Avokati i Popullit çmimi i mashtrimit?

Nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot përmes një kumtese kanë reaguar ndaj propozimit të Naser Ziberit për Avokat të Popullit.

“Sot, kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bë publik propozimi që Avokat i ri i Popullit të jetë Naser Zyberi, u zbulua edhe skenari i mashtrimit të zgjedhjeve të 15 korrikut të vitit 2020.

Megjithatë, duke qenë protagonist i zgjedhjeve të kaluara, Naser Zyberi i ka dy përgjegjësi: e para është politike – ai nuk mund të jetë Avokat i Popullit derisa në zgjedhjet e kaluara ka qenë kandidat për një detyrë politike, ndërsa e dyta është morale – ai duhet t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve shqiptarë në vendin tonë se a ka qenë ky çmimi i tij për mashtrimin e realizuar?


Nëse vërtet ka pasur kaq shumë qejf të jetë Avokat i Popullit, këtë dëshirë mund ta përmbushte edhe në mënyrë tjetër, por të pranojë të jetë bashkëpjesëmarrës, madje protagonist, i mashtrimit të madh “Koha për kryeministrin shqiptar”, kjo do të mbetet gjithmonë njollë në jetën e tij.

Pas kësaj, koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa konkludon se ai që ka qenë mashtrues i zgjedhjeve të kaluara kurrë nuk do të mund të jetë Avokat i Popullit. E shumta mund të jetë avokat i Kryemashtruesit të partisë që e kandidojë, por asnjëherë edhe i Popullit. Sepse populli nuk i pranon dhe nuk i duron mashtruesit”, thuhet në kumtesën e ASH-AAA./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori