LAJMI I FUNDIT:

Osmani reagon pas përmbytjeve: Është tërësisht e pafalshme mungesa e seriozitetit në investime kualitative

Osmani reagon pas përmbytjeve: Është tërësisht e pafalshme mungesa e seriozitetit në investime kualitative

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas situatës së rënduar që kanë shkaktuar përmbytjet në Kosovë.

Ajo ka fajësuar institucionet përgjegjëse për dëmet që janë shkaktuar në infrastrukturë pas përmbytjeve.

Osmani ka thënë se “është tërësisht i pafalshëm” mungesa e seriozitetit për kualitetin e investimeve në infrastrukturë.


Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës ka thënë se pas këtyre reshjeve nuk do të mjaftojnë investimet në rrugë pa u bërë me standarde të larta.

Postimi i plotë i Vjosa Osmanit

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi të jashtëzakonshme për shumë qytetarë në pjesë të ndryshme të vendit. Qytetarët tanë po përballen me përmbytje, vërshime, vështirësi qarkullimi nëpër rrugë, dëme në shtëpi e prona private, si dhe defekte në rrjetin elektrik.

Fatkeqësitë natyrore vërtet janë të paparashikueshme, por rëndimi i situatës shkaku i mungesës së seriozitetit sistematik e afatgjatë për investime kualitative kapitale është tërësisht i pafalshëm.

Situata e këtyre ditëve është dëshmi e qartë se investimi nëpër rrugë nuk mjafton, ndaj mbi të gjitha duhemi të sigurohemi që ndërtimi i tyre të realizohet konform standardeve më të larta.

Duke e parë seriozitetin e situatës, falënderoj Forcën Sigurisë së Kosovës, e cila ndodhet në terren në zonat më të rrezikuara në gatishmëri të plotë për t`i ofruar ndihmë qytetarëve dhe për ta mbrojtur secilën jetë.

Ju lus të gjithëve që të tregojmë kujdes ta shtuar në qarkullim dhe t`i reduktoni lëvizjet në rrugë deri në menaxhimin e plotë të situatës!

Apeloj tek të gjitha institucionet që të jenë në gatishmëri të plotë për t`iu përgjigjur nevojave të qytetarëve në përballje me këtë situatë!

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori