Disa komuna të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet pas reshjeve të shumta të shiut dhe borës që ranë gjatë natës së mbrëmshme, por edhe ditëve të kaluara.
Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që disa rrugë në disa komuna të përfshihen nga uji, e në disa pjesë të tjera uji ka arritur të depërtojë edhe në disa shtëpi.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë për Telegrafin se situata nuk është e mirë.
Ai ka shtuar se kryetarët e komunave janë në terren për të mbikëqyrur situatën.
“Të gjithë kryetarët në zonat e prekura së bashku me shtabet komunale dhe me drejtoritë komunale janë duke punuar pa ndalur në mënyrë që situata të tejkalohet. Kryetarët e komunave janë në terren së bashku me qytetarët e komunave përkatëse. Situata po shihet që nuk është e mirë”, u shpreh Ibrahimi.
Deri më tani situatë më e rëndë nga vërshimet paraqitet në komunën e Rahovecit ku janë evakuuar disa familje, po ashtu edhe në Gjilan situata nuk është e mirë.
Reshjet probleme kanë shkaktuar edhe në komunat Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan, Klinë etj. /Telegrafi/
Vërshimet në disa rajone të Kosovës:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City