LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Zbardhja e vrasjes së Enver Malokut dhe zyrtarëve tjerë të LDK-së, është obligim ndaj demokracisë së Kosovës

Mustafa: Zbardhja e vrasjes së Enver Malokut dhe zyrtarëve tjerë të LDK-së, është obligim ndaj demokracisë së Kosovës
Foto: Ridvan Slivova

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar në 22 vjetorin e vrasjes veprimtarin Enver Maloku.

“Në natën e acartë të 11 janarit 1999, tinëzisht ia ndalën punën dhe angazhimin Zërit të Lirisë, Enver Malokut. Ata që nuk e deshën çlirimin e Kosovës, vranë veprimtarin Enver Maloku, por asnjëherë nuk e vranë dhe nuk e ndalën veprën e tij të madhe”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se Enver Maloku i takon plejadës së intelektualëve, gazetarëve dhe publicistëve më të guximshëm të Kosovës që nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealet e mëdha për një shtet të lirë dhe demokratik.


“I pazëvendësueshëm është kontributi i tij në drejtimin e Qendrës për Informimin e Kosovës e cila gjatë viteve të 90-a shërbente si Agjenci Kombëtare e Lajmeve, e që përmes informacioneve palëkundur, fuqishëm dhe me guxim të jashtëzakonshëm në kohën e okupimit serb, informoi dhe sensibilizoi opinionin ndërkombëtar mbi veprimet e regjimit të Millosheviqit për krimet e rënda dhe tragjike që po ndodhnin në Kosovë.

Enver Maloku mbetet model i shkëlqyeshëm i gazetarëve dhe atdhetarëve të Kosovës, që pa asnjë ngurrim, me një përkushtim dhe vendosmëri të pafund dhe me dashuri ndaj vendit, punuan pa ndalur për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës”, u shpreh Mustafa.

Mustafa shtoi se njerëzve të mëdhenj si Enver Maloku, u shënohet vetëm data e lindjes, sepse ata lindin për të mos vdekur kurrë.

“Zbardhja e vrasjes së Enver Malokut dhe veprimtarëve tjerë nuk është vetëm detyrim ndaj familjes dhe LDK-së, por është një obligim ndaj demokracisë së Kosovës, shtetit ligjor dhe drejtësisë në vendin tonë.

Ashtu siç e quante Presidenti Historik Ibrahim Rugova, qoftë i përjetshëm kujtimi, për Zëdhënësin e Pavarësisë, Enver Malokun!”, tha Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori