LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri malazez përgëzoi ditën antikushtetuese të Republikës Serbe, zemëron shumë boshnjakët

Kryeministri malazez përgëzoi ditën antikushtetuese të Republikës Serbe, zemëron shumë boshnjakët

Urimet e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq për Ditën antikushtetuese të Republikës Serbe janë një tregues për Partinë Social Demokrate (SDP) se qeveria e re e Malit të Zi nuk do të ketë qëndrime miqësore ndaj Bosnje dhe Hercegovinës.

SDP gjithashtu i bëri thirrje Ambasadës së Malit të Zi për të shpjeguar këtë lëvizje përpara institucioneve të BH-së, raporton klix.ba.

“Padyshim, Qeveria e re e Malit të Zi nuk do të ketë qëndrime miqësore ndaj Bosnje dhe Hercegovinës, sepse me këtë veprim, Kryeministri i Malit të Zi tregoi mos respekt ndaj Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kushtetutës sonë dhe Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës,” thanë ata.


Ata gjithashtu i bënë thirrje Krivokapiqit që t’u kërkojë falje qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës. Zëvendëskryeministrit malazez, Dritan Abazoviq po kërkohet të distancohet nga puna e Krivokapiqit.

“Ne i bëjmë thirrje Krivokapiqit t’u kërkojë falje qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës për këtë veprim dhe partnerëve të tij të koalicionit që të distancohen nga kjo lëvizje, kryesisht Dritan Abazoviq, të cilit iu dha mundësia nga Bosnje dhe Hercegovina për të studiuar dhe përfunduar arsimin në Universitetin e Sarajevës”, thanë ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Botë
Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Amerika
​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

Serbia
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Amerika

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori