LAJMI I FUNDIT:

Të shkurtra dhe të rregullta: Frizurat për meshkuj shumë praktike për t’u mirëmbajtur

Të shkurtra dhe të rregullta: Frizurat për meshkuj shumë praktike për t’u mirëmbajtur

Bota e frizurave të tyre ofron një sërë opsionesh me pjesën e shkurtër pas, derisa balluket më të gjata dhe prandaj është e lehtë t’i bartni përpara, të lëmuara anash apo lart

Trendët e frizurave të meshkujve na sjellin variante praktike të flokëve të stilizuara, më të popullarizuarat janë ato të cilat janë prapa pothuajse të rruara, ndërsa balluket barten në shumë mënyra, transmeton Telegrafi.


Një model i rregullt dhe i shkëlqyeshëm i flokëve zbulon fytyrën, i duhet vetëm pak xhel që i bën mat flokët ose i jep shkëlqim, në varësi të stilit dhe dëshirave.

Për flokët kaçurrel, është një opsion ideal me prerje të lehtë flokësh, të shkallëzuara në pjesën e sipërme të flokëve.

Flokët super të dendur janë të popullarizuara në botën e frizurave kreative me bisht.

Për djemtë që duan një stil të çrregullt të flokëve, janë opsionet me balluke më të gjata.

Biznesmenët do të duken mirë me flokë super të shkurtër, të prerë mjeshtërisht.

Një model flokësh i përshtatur për teksturën e flokëve është më i lehtë për t’u mirëmbajtur.

Për dashamirët e flokëve të ngritur, ekziston edhe një stil i shkurtër me balluke në majë. /Telegrafi/