LAJMI I FUNDIT:

Lot dhe britma në aeroportin e Xhakartës, në aeroplanin e rrëzuar ishin edhe tri foshnje – gjenden copëzat e fluturakes

Lot dhe britma në aeroportin e Xhakartës, në aeroplanin e rrëzuar ishin edhe tri foshnje – gjenden copëzat e fluturakes

Në vendin ku është rrëzuar aeroplani komercial Boeing 737 i aviokompanisë Sriwijaya Air – përkatësisht në det në veri të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakarta, në mesin e copëzave të aeroplanit që janë nxjerrë nga uji, gjenden edhe rroba të shqyera që ngjajnë me xhinset e meshkujve.

Në orët e para të mbrëmjes ekipet e shpëtimit me anije të shumta janë duke kërkuar nëpër det, me shpresën se do të hasin në persona që i kanë mbijetuar rrëzimit të aeroplanit, transmeton Telegrafi.


Aeroplani që ishte ngritur në ajër nga Xhakarta, kishte humbur kontaktin me kullën e kontrollit dhe ishte zhdukur nga radari rreth orës 14:40. Brenda fluturakes gjendeshin 62 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

E në mesin e pasagjerëve kishte edhe shtatë fëmijë, ku tre prej tyre ishin foshnje, kanë bërë të ditur zyrtarë lokalë.

Miqtë dhe familjarët e pasagjerëve të aeroplanit të rrëzuar me lot në sy dhe britma, janë duke pritur për ndonjë lajm të mirë në aeroportin Supadio. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Çfarë presin bizneset evropiane nga zgjedhjet e BE-së?

Evropa
Kalo në kategori