LAJMI I FUNDIT:

Nga videoja për të rritur deri te perandoria miliardëshe – Si u bë e famshme Kim Kardashian?

Kim Kardashian Foto: Marie Calire

Kim Kardashian është ndër personazhet që viteve të fundit po i lakohet emri në masë të madhe në faqet rozë.

Ajo së bashku me familjen e saj u bënë edhe më të popullarizuar përmes serialit të njohur, Keeping Up With The Kardashians.

Kardashian përfitoi famën e saj në televizion dhe në rrjetet sociale përmes produkteve në emrin e saj, përfshirë lojërat në celularë e po ashtu edhe një aplikacion personal.


Për të mos mjaftuar kjo, Kim ka zgjedhur të ndjek mësime edhe për Drejtësi, me pretendim që të bëhet avokate.

Por, para se arrijë kulminacionin në karrierë e pjesën financiare, një shumicë e popullsisë ende hamendësojnë se si ajo arriti famën.

Si u bë Kim Kardashian e popullarizuar?

Mbiemri Kardashian mori vëmendje që në mesin e vitit 1990, për shkak të shoqërimit të lëndës së O.J Simpson.

Robert, babai i Kim, ishte miku më i ngushtë i sportistit, i cili përmes mbështetjes për të u bë person tejet i komentuar.

Foto: People

Duke pasur rrugët e hapura, bukuroshja brune vendosi që të paraqitet për herë të parë në një prej episodeve të serialit “The Simple Life” nga Paris Hilton.

Një vit pas paraqitjes së saj, bujë në rrjet bëri një video për të rritur, ku protagoniste ishte Kim Kardashian.

Po e njëjta ishte xhiruar në një hotel në Cabo Mexico, derisa Kim ishte e shoqëruar me reperin Ray J.

Ray J dhe Kim Kardashian Foto: Etonline

Popullariteti i saj ‘fluturoi’ në vitin 2007 përmes “Keeping Up With The Kardashians, duke e shfrytëzuar rastin të flas edhe për videon për të rritur.

Në sqarimin e saj, ajo nuk shfaqte asnjë lloj pendimi, duke përdorur arsyetimin se ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Foto: Vulture

“Përdora ekstazë njëherë, u martova (me producentin Damon Thomas). Konsumova sërish, bëra videon për të rritur (me Ray J)

Në po të njëjtin vit, Kim pozoi për revistën ‘PlayBoy’, e cila u pagua me një shumë të majme për çdo fotografi që bëri.

Foto: Amazon

40-vjeçarja nuk u ndal duke eksperimentuar. Vetëm në vitin 2009, ajo u bë pjesë e filmit “Deep in the Valley”.

Pasuria miliardëshe e Kim Kardashian

Ndonëse kaloi në kohë të mira e të vështira, pasuri e Kim Kardashian tashmë ka kaluar parashikimet.

Sipas Forbes, ajo tashmë posedon 780 milionë dollarë, vlerë kjo e cila i përket punës së palodhshme ndër vite.

(Foto: Bertrand Rindoff Petroff/Getty Images)

Burimi i pasurisë vjen nga produktet e bukurisë dhe serialit, duke u bazuar në të dhënat e publikuara për të.

Duke i grumbulluar së bashku me ato të bashkëshortit të saj, Kanye West, ajo ka rreth dy miliardë pasuri.

Për shkak se po raportohet se çifti është pranë divorcit, një shumë e tilla do të duhej të ndahej mes tyre.

Deri më tani nuk është është prononcuar asnjëri prej tyre, por që aludimet se po ndalen po shpërthejnë në rrjet. /Telegrafi/