LAJMI I FUNDIT:

Reshje shiu edhe në ditët e ardhshme, IHMK paralajmëron sërish vërshime dhe situatë më të rëndë në Dukagjin

Reshje shiu edhe në ditët e ardhshme, IHMK paralajmëron sërish vërshime dhe situatë më të rëndë në Dukagjin

Reshjet e shiut të cilat gjatë ditëve të fundit kanë rënë me intensitet të lartë, kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës. Situatë më e rënduar nga këto reshje ishte në Rrafshin e Dukagjinit.

E një situatë e tillë pritet të jetë edhe në ditët në vazhdim. Kështu bëri të ditur për Telegrafin, Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në IHMK.

“Sipas parashikimeve tona pritet që përsëri ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin por më të theksuara përsëri në Dukagjin, prandaj këto edhe më tepër do ta rëndojnë situatën”, u shpreh Kastrati.


Ai më tej ka treguar për situatën aktuale që po mbretëron pas reshjeve të ditëve të fundit.

“Situata hidrometeorologjike në Kosovë gjatë këtyre ditëve është karakterizuar me reshje të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës e cila ka shkaktuar ngritje të niveleve nëpër lumenj. Më i atakuari është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime ( Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës, Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha, Lumi Drencia etj)”, ka thënë Kastrati.

Ai ka theksuar se problematik paraqiten lumenjtë me karakter të rrëkeve të cilët rrjedhin nga zonat e larta malore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës del me raport për situatën e përmbytjeve, Rajoni i Dukagjinit më i prekuri
Lexo po ashtu Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës del me raport për situatën e përmbytjeve, Rajoni i Dukagjinit më i prekuri

Kastrati ka shtuar se situatës në Dukagjin i ka kontribuuar edhe shkrirja e borës dhe reshjet e shiut që kanë rënë ditë më parë, duke ngopur kështu token me ujë përtej kapaciteteve.

“Aktualisht nëpër lumenjtë lumorë me karakter fushorë (Drini i Bardhë, Ibri, Sitnica, Morava Binçës dhe Lepenci) kanë ngritje të lehtë, ndërsa pas ndërprerjes së reshjeve tendenca e niveleve është në rënie”, ka thënë Kastrati.

Kastrati shoti se janë duke përcjellur në vazhdimësi situatën meteorologjike dhe hidrologjike përmes rrjeteve të tyre monitoruese, duke marrë të dhëna në kohë reale të reshjeve dhe të niveleve të ujit nëpër lumenj.

Në anën tjetër Besim Aliu nga IHMK, në një prononcim për Telegrafin, ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vazhdim mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

“Reshjet fillojnë pasdite, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri në 3 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1 deri 6 metra për sekondë”, tha Aliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori