Një analizë urine mund të kërkohet nga një mjek për shumë arsye
Ky test mjekësor joinvaziv bëhet për të përcaktuar probleme të ndryshme me shëndetin dhe për të ndihmuar në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme, shenjat e të cilave mund të shfaqen në urinë.
Janë shumë qelizat që mund të shihen në urinë gjatë një vëzhgimi mikroskopik dhe disa prej tyre janë qelizat epiteliale.
Qelizat epiteliale vijnë nga epiteli. Të përbëra nga një shtresë shumë e ngjeshur qelizash, shembuj të epitelit përfshijnë lëkurën tuaj dhe sipërfaqet e organeve trupore si zorrët dhe fshikëza e urinës.
Pjesë të ndryshme të trupit kanë qelizat e tyre epiteliale. Kjo do të thotë që është mjaft e lehtë të përcaktohet se nga cila strukturë ose organ vijnë këto qeliza.
Me daljen e qelizave të reja epiteliale, ato të vjetrat bien natyrshëm.
Kështu që qelizat epiteliale mund të gjenden në urinë dhe mund të tregojnë një larmi gjërash, në varësi të numrit të tyre dhe prejardhjes, shkruan Living.
Më shumë se 95% e urinës konsiston në molekula uji. Në të gjenden edhe përbërës të tjerë si ureja, natriumi dhe kaliumi. Qelizat epiteliale gjithashtu janë të pranishme, natyra dhe sasia e të cilave përcaktojnë a është a po jo normale kjo gjendje.
Qelizat epiteliale dallohen nga madhësia, forma dhe paraqitja duke u ndarë në tre grupe të mëdha:
Renal tubular: Janë më të rëndësishmet e qelizave epiteliale. Numri i shtuar i tyre mund të tregojë për çrregullime të veshkave.
Squamous: Këto janë llojet më të mëdha. Vijnë nga vagjina dhe uretrat. Ky tip gjendet më tepër në urinën e femrave.
Tranzicionale: Ato vijnë nga zona mes uretrave mashkullore dhe veshkave. Ndonjëherë quhen qelizat e fshikëzës dhe janë më prezente tek të rriturit e moshuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City