LAJMI I FUNDIT:

Pelosi kërkon që Trump të mos ketë qasje në kodet bërthamore

Pelosi kërkon që Trump të mos ketë qasje në kodet bërthamore

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të premten se ka folur me një komandant të lartë ushtarak të Shteteve të Bashkuara, lidhur me vendosjen e disa masave kufizimeve ndaj presidentit, Donald Trump.

Pelosi ka biseduar me gjeneralin Mark Milley me të cilin ka diskutuar për parandalimin e Trumpit për inicimin ndonjë sulmi ushtarak ose “qasjen në kodet bërthamore dhe urdhërimin e ndonjë sulmi bërthamor”.

“Situata me këtë president nuk mund të jetë më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur popullin amerikan, nga sulmet e tij të pabalancuara mbi shtetin dhe demokracinë tonë”, tha Pelosi në një letër që u dërgoi kolegëve të saj.


Pelosi do të takohet të premten me zyrtarë të tjerë të lartë demokratë për të diskutuar lidhur me mënyrat e largimit të Trumpit nga zyra, duke mos e përjashtuar as mundësinë e nisjes së procesit gjyqësor ndaj presidentit Trump, që njihet me termin “impeachment”.

Demokratët, por edhe disa republikanë i kanë bërë thirrje nënpresidentit, Mike Pence që të aktivizojë amendamentin 25 të Kushtetutës, që do t’i lejonte nënpresidentit Pence të merrte kompetencat e presidentit deri në inaugurimin e presidentit të ri.

Këto thirrje erdhën pasi më 6 janar, protestues të dhunshëm, mbështetës të Trumpit, sulmuan ndërtesën e Kongresit, ku po mbahej mbledhja për certifikimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale. Në këto ngjarje kanë vdekur pesë persona.

Trump do të largohet nga mandati më 20 janar, në ditën kur Joe Biden do të inaugurohet si president. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Azia
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Azia
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Azia
Kalo në kategori