LAJMI I FUNDIT:

Martin Garrix dhe Bebe Rexha tejkalojnë shifrën prej një miliard dëgjime në Spotify

Martin Garrix dhe Bebe Rexha tejkalojnë shifrën prej një miliard dëgjime në Spotify
Foto: YouTube

Që nga sot, të dy Martin Garrix dhe Bebe Rexha mund ta quajnë veten zyrtarisht pjesë e klubit të “një milionë dëgjimeve” në Spotify, pasi kënga e tyre “In the name of Love” tejkaloi miliardat e dëgjimit në këtë platformë.

Garrix është artisti i parë holandez që e ka arritur këtë sukses me një këngë. Ky moment magjik shënon edhe këngën e parë të artistes Rexha në miliarda dëgjime.


Lista e këngëve me mbi një miliard dëgjime në Spotify nuk është shumë e gjatë. Për momentin përfshin pak më shumë se 100 këngë ku “In the name of love” do të shtohet pas ditës së sotme.

Foto: YouTube

Artistët që tashmë ishin pjesë e listës janë: Ed Sheeran, Drake, Billie Eilish, Justin Bieber dhe Ariana Grande ndër të tjerët.
Wilbert Mutsaers, shefi i muzikës së ‘Spotify Benelux’ u shpreh: “Është vërtet e mahnitshme që Martin Garrix ka tejkaluar një miliard dëgjime në Spotify me një këngë si artisti i parë holandez që e arrin këtë sukses ndonjëherë.

“In the name of love” në bashkëpunim me Bebe Rexhën rezulton të jetë një këngë klasike e të gjitha kohërave! “In the name of love” u publikua zyrtarisht më 29 korrik 2016, pasi Garrix përfundoi setin e tij të parë të performancës në “Tomorrowland”.

Foto: YouTube

Duke u bashkuar me këngëtaren dhe kantautoren shqiptaro-amerikane Bebe Rexha, kënga menjëherë arriti në krye të top listave.

Performanca live e “In the name of love” në ‘Tonight Show Starring Jimmy Fallon’ gjithashtu shënoi performancën e parë nga një artist holandez në këtëshfaqje.

Garrix sapo kishte mbushur 20 vjeç në atë kohë. Ndërkohë, Garrix nuk është ndalur që prej asaj kohe, duke publikuar një sërë këngësh të suksesshme si: “Scared To Be Lonely” me Dua Lipën, “Summer Days” me Macklemore dhe Patrick Stump dhe “Ocean” me Khalid. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori