Hyrja e dhunshme e mbështetësve të presidentit Donald Trump në ndërtesën e Kongresit të mërkurën, ka nxitur zëra të disa ligjvënësve për ta larguar atë nga zyra para se presidenti i zgjedhur, Joe Biden, të bëjë betimin më 20 janar.
Skenat kaotike në Kongres u zhvilluan pasi republikani Trump, i cili po refuzon që të angazhohet në proces paqësor të transferimit të pushtetit, iu drejtua mijëra protestuesve duke përsëritur pretendimet e pabazuara se atij i janë vjedhur zgjedhjet.
Sipas Reuters, janë dy mënyra se si mund të largohet një president nga zyra: Amendamenti 25 i Kushtetutës së SHBA-së dhe procesi gjyqësor i Kongresit, i njohur si Impeachment, që duhet të rezultojë me dënim nga ana e Senatit.
Në të dy skenarët, nënpresidenti Mike Pence do ta merrte detyrën deri në inaugurimin e presidentit Biden.
Një burim i afërt me këto përpjekje, ka thënë se ka pasur disa diskutime paraprake ndërmjet disa anëtarëve të kabinetit dhe aleatëve të presidentit Trump për të aktivizuar Amendamentin 25.
Cili është qëllimi i Amendamentit 25?
Amendamenti 25, i ratifikuar më 1967 dhe i miratuar pas vrasjes së presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, ka të bëjë me zëvendësimin e postit të presidentit dhe paaftësinë për të kryer detyrën.
Neni 4 e adreson situatën ku presidenti është i paaftë për të kryer detyrën por nuk jep dorëheqje vullnetarisht.
Përpiluesit e Amendamenti 25, duket qartë se e kishin dizajnuar që ky nen të zbatohet kur një President bëhet i paaftë, për shkak të ndonjë sëmundje fizike apo mendore, thonë ekspertët. Disa shkollarë thonë se ky nen mund të zbatohet më gjerësisht për një president, i cili është i rrezikshëm dhe i papërshtatshëm për zyrën presidenciale.
Për aktivizimin e Amendamentit 25, Pence dhe shumica e kabinetit të presidentit Trump do të duhet të deklarojnë se Trump është i paaftë që të ushtrojë detyrat e Presidencës dhe ta largojnë atë. Në këtë rast, Pence do ta merrte detyrën e presidentit.
Trump, më pas, mund të deklarojë se ai është i aftë që të vazhdojë punën.
Nëse Pence dhe shumica nuk e kundërshtojnë përcaktimin e Trumpit, atëherë ai e rimerr pushtetin.
Nëse ata e kundërshtojnë deklaratën e Trumpit, atëherë kjo çështje do të vendosej nga Kongresi, por Pence do të vazhdonte të ishte president në detyrë deri atëherë.
Për ta larguar Trumpin, do të duhet që të dy dhomat e Kongresit ta miratojnë atë me 2/3 e votave. Por, Dhoma e Përfaqësuesve që kontrollohet nga Demokratët do të mundte thjesht ta vononte votimin për këtë çështje, derisa të përfundojë mandati i Trumpit, tha Paul Campos, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Kolorados.
Campos tha se Amendamenti 25 do të ishte mënyra e duhur për ta larguar presidentin Trump nga zyra pasi është procedurë shumë më e shpejtë sesa procesi i ‘Impeachment’.
“Pence do të bëhej menjëherë president, ndërsa procesi ‘Impeachment’ dhe dënimi do të merrte të paktën disa ditë”, tha Campos. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkrainasit shkatërrojnë konvojin e kamionëve të ushtrisë së Putinit, i hedhin në erë me dronë – goditen brenda territorit rus
Rusëve u mungojnë mjetet e rënda luftarake, ua mësyjnë pozicioneve të ukrainasve me motoçikleta – doli të jetë vendim i gabuar
Policia gjen pesë arkivole pranë Kullës Eiffel me mbishkrimin “ushtarët francezë në Ukrainë" – arrestohen tre persona
Publikohen pamjet e shembjes së ndërtesës pesëkatëshe në Stamboll, ku humbi jetën një person dhe tetë tjerë u lënduan
The Economist: Krimea është bërë kurth vdekjeprurëse për trupat e Kremlinit
Komandanti i ushtrisë britanike thotë se Rusia nuk dëshiron luftë me NATO-n
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United