LAJMI I FUNDIT:

Ish ambasadori Delawie komenton ngjarjet e fundit në SHBA, bën një lidhje me kohën kur gazi lotsjellës hidhej në Kuvendin e Kosovës

Ish ambasadori Delawie komenton ngjarjet e fundit në SHBA, bën një lidhje me kohën kur gazi lotsjellës hidhej në Kuvendin e Kosovës

Ish ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Washington.

Siç ka thënë Delawie, “rebelimi” në Kongres ia kujton muajt e tij të parë në Kosovë në vitin 2015, kur disa politikanë shpërndanë gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për të bllokuar legjislacionin.


“Ashtu si këtu sot, politikanët ishin të gatshëm të sakrifikonin demokracinë e tyre në ndjekje të pushtetit. Me ndihmën tonë, Demokracia e Kosovës mbijetoi”, ka shkruar Delawie në një postim në Twitter, përcjell Telegrafi.

Sipas ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, kosovarët kanë aspiruar prej kohësh që vendi i tyre të jetë si SHBA.

“Me kryengritjen e sotme të frymëzuar nga Trump, a do të vazhdojnë vendet tjera të na marrin si shembull? Ndoshta, pasi përpjekja u mund. Por akoma, pyes veten”, ka shkruar më tej Delawie.

Ndryshe, katër persona kanë humbur jetën gjatë trazirave që u shkaktuan në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë metropolitane të Washingtonit gjithashtu janë arrestuar 52 persona, 47 prej tyre sepse kanë shkelur urdhrin e shtetrrethimit, bën me dije në një deklaratë për mediat shefi i policisë metropolitane të Washington, Chief Robert J. Contee.

Shumë oficerë janë plagosur me të paktën një të transportuar në spital, thonë burime të shumta. /Telegrafi/