Kryetari i Komunës së Ferizajt dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) , kanë njoftuar se bazuar në informatat zyrtare të pranuara nga Ministria e Shëndetësisë, katër pacientë që kanë pësuar djegie dje në qytetin e Ferizajt do të dërgohen për trajtim të mëtejmë në Turqi.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka konfirmuar për Telegrafin se tashmë janë kryer të gjithat përgatitjet që katër pacientët që janë lënduar dje në shpërthimin në Ferizaj të nisen për trajtim në Turqi.
Aliu ka thënë se shteti i Turqisë ka pranuar që të marrë katër pacientë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
“Ende nuk janë nisur pacientët, por ne i kemi kryer të gjitha përgatitjet, katër pacientë do të shkojnë në Turqi për trajtim, pasi që aq ka pranuar shtetit turk. Është çështje kohe se kur do të nisen, sepse tash varet se si janë fluturimet”, ka thënë ai.
Ndërsa, ShSKUK, njofton se kjo është bërë e mundur pas bisedës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj që ka pasur gjatë ditës me Ambasadorin Turk, Sakar dhe me homologen nga Turqia.
Ai është njoftuar se, tash për tash Turqia ka kapacitet për trajtimin e vetëm katër personave.
ShSKUK deklaron se përzgjedhja e tyre do të bëhet nga konsiliumi i mjekëve të QKUK-së, bazuar në shkallën e djegieve, dëmtimet turpit dhe rrezikshmërisë së lartë për pacientin.
ShSKUK zotohet se pacientët të cilët do të mbeten për trajtim në QKUK dhe Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, do të vazhdojnë edhe më tutje të marrin trajtimin maksimal nga profesionistët shëndetësorë.
Theksojmë se të martën në një qendër tregtare në Ferizaj ka shpërthyer një bombolë gazi, ku janë lënduar 42 persona. Disa nga të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi që kanë pësuar djegie nga 30 e deri në 50 për qind të sipërfaqes së trupit.
Ndërkohë në rrjetet sociale tashmë po bëhet thirrje për grumbullim të mjeteve financiare për shërimin e personave të lënduar nga incidenti i djeshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit – si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City