LAJMI I FUNDIT:

Gjuha e urrejtjes në politikë, mund të polarizojë edhe më tej shoqërinë në Kosovë

Gjuha e urrejtjes në politikë, mund të polarizojë edhe më tej shoqërinë në Kosovë

Gjuha e urrejtëse e përdorur nga përfaqësues të subjekteve politike ka nxitur reagime nga persona të ndryshëm nga sfera publike.

Dren Gërguri, njohës i komunikimit thotë se personat publik duhet të kenë kujdes me gjuhën që përdorin në audiencat e tyre.

“Personat publik duhet që gjithmonë ta kenë parasysh peshën e fjalës që përcjellin në publik e sidomos kur ajo gjuhë është denigruese në diskursin publik. Prandaj secili prej nesh duhet të ketë kujdes me fjalën që e përdorë dhe afektin që ajo mund ta ketë në shoqëri. Gjuha e tillë nëse përdoret në komunikim politik, mund të polarizojë edhe më tej shoqërinë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Dren Gërguri.


Leonida Molliqaj nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion tha se kjo gjuhë po i përjashton gratë nga sfera publike.

“Ne si organizatë sigurisht se e dënojmë ashpër gjuhën e përdorur. Ne konsiderojmë se gjuha e tillë prodhon dhunë ndaj grave. Gjuha e tillë prodhon një mendësi e cila tenton të sheh gruan më të dobët se burrin, një gjuhë e cila është duke i përjashtuar gratë nga sfera publike”, deklaroi Leonida Molliqaj, përcjell Telegrafi.

Kohët e fundit ka pasur disa raste që janë konsideruar si ofendime në baza gjinore.

Deputetja Mimoza Kusari i ishte referuar një fjalimi të kryeministrit Hoti si fjalim i “grave të këqija”, apo edhe kur ministri Agim Veliu kishte përshkruar Vjosa Osmanin me disa terma që janë interpretuar si bulizëm./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori