LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mbi 60 për qind e punonjësve shëndetësor do të vaksinohen

Maqedoni, mbi 60 për qind e punonjësve shëndetësor do të vaksinohen

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se mbi 60 për qind e punonjësve shëndetësor do të vaksinohen kundër coronavirusit. Ky numër, sipas tij është rezultat i hulumtimit të zbatuar nga Ministria e Shëndetësisë me punonjësit shëndetësor.

“Punonjësit shëndetësor shprehin interesim me përqindje të lartë për ta pranuar vaksinën dhe kjo është shenjë e mirë për gjithë qytetarët. Punonjësit shëndetësor ishin të parët në linjën në luftë dhe e dinë se sa i frikëshëm është virusi. Nëse vaksinohen ata, kjo do të mbjell besim edhe te qytetarët”, tha Filipçe.

Ministri theksoi se ministria që drejton ai do të njoftojnë në mënyrë të saktë dhe transparente me qëllim që qytetarët të kenë njoftime të sakta për rëndësinë e vaksinimit dhe sigurinë e këtij procesi.


“Vaksinimi është proces serioz. Vaksinat janë të sigurta dhe të kontrolluara në platforma që janë zhvilluar edhe vaksinat tjera. Një vaksinë e cila kalon procedurën nga agjencia evropiane dhe amerikane për barna, si p.sh vaksina Faizer, me siguri është e sigurt për shkak se kriteret dhe kushtet e këtyre dy agjencive janë shumë të rrepta”, theksoi Filipçe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori