Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të procesit mësimor është paraparë të fillojë më 18 janar 2021.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin tha se që nga fillimi kishin mbështetur vendimin e MASH-it për përfundimin para kohe të periudhës së parë të procesit mësimor dhe për fillimin e periudhës së dytë më 18 janar 2021 duke u bazuar në faktin se kjo është bërë edhe me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndet Publik dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për arsye të situatës së rënduar nga pandemia dhe shtimit të vazhdueshëm të numrit të të prekurve të nxënësve dhe punëtorëve arsimor nga COVID-19.
Por, Jasharaj e la të hapur mundësinë e shtyrjes së fillimit të procesit mësimorë, në rast se nuk gjejnë përkrahje kërkesat e tyre.
Jasharaj ka treguar se kërkesë e tyre është një pagesë shtesë prej 100 eurove për çdo muaj deri sa zgjat pandemia.
“Në komunikim më anëtarësinë e SBASHK-ut nga e tërë Kosova e duke u bazuar në faktin se të punësuarit në sektorin e arsimit duke kryer detyrën e tyre janë në rrezik të vazhdueshëm nga prekja me COVID kemi përcjellë kërkesën e tyre që edhe të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit të kenë shtesë në pagë në vlerën prej 100 euro për çdo muaj deri sa zgjat pandemia, gjegjësisht deri sa nuk përmirësohen pikat e goditura nga Kushtetuesja në Ligjin pagave dhe ky Ligj të fillon së implementuari”, ka thënë Jasharaj për Telegrafin.
Ai ka shtuar se këtë kërkesë të punëtorëve të arsimit e kanë prezantuar në takimin e 30 dhjetorit me ministrin Ramë Likaj dhe zëvendësministrin Xhavit Rexhaj.
“SBASHK-u është i përkushtuar për bashkëpunim dhe mobilizim për të filluar me periudhën e re të procesit mësimor më 18 janar, por nëse nuk gjejnë zgjidhje këto dy kërkesa të punëtorëve arsimor do të kemi situatë të tensionuar dhe duke respektuar zërin e punëtorëve të arsimit Këshilli Drejtues mund të kërkojë veprime sindikale. Për këtë kemi njoftuar me shkresë zyrtare ministrin Likaj dhe do ta njoftojmë edhe kryeministrin Hotin në takimin që presim ta kemi me të, pasi i kemi dërguar edhe kërkesë zyrtare për takim”, u shpreh Jasharaj.
Ai më tej shtoi se janë në pritje të nënshkrimit të Kontratës së re Kolektive të Arsimit pasi Komisioni i përbashkët me përfaqësues të MASH-it dhe SBASHK-ut kanë zhvilluar disa takime dhe kanë arritur pajtueshmëri për përmbajtjen e tekstit final të Kontratës Kolektive të Arsimit, duke u shpreh i bindur se do të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme në mes MASH-it dhe SBASHK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025