Mjafton një mesazh në telefon për t’u bërë bashkë. Kafe, llaf e muhabet, qysh e don shoqnia. Por, këta djem të Gjakovës, nuk i bashkoi vetëm kafja.
Në fakt, shpeshherë i bashkon diçka krejt tjetër… Dashuria për natyrën, ka bërë që ata me vetiniciativë të pastrojnë hapësirat publike të qytetit të Gjakovës. Madje, të shumta janë rastet kur kësaj iniciative u bashkohen edhe vullnetarë të tjerë.
Me çanta në krahë e me mjetet e nevojshme, edhe ne së bashku me katër prej tyre, u nisën drejt lokacionit të cilin ata e kishin përzgjedhur për ta pastruar.
Burim Qarri, duke folur për iniciativën thotë se ka filluar spontanisht.
“Na fillojmë shumë thjesht, shumë spontanisht. Takohem, pimë një kafe, bisedojmë dhe këqyrim a kemi kohë të lirë secili. Ata që kanë kohë të lirë na bashkëngjiten. Takohem thjeshtë, jo ashtu plane të mëparshme. E këqyrim në telefon, mundesh me ardhë, po, pimë kafe edhe vijmë. Na pastrojmë qe një kohë të gjatë, por kur kom fillu me i postu në Facebook, kemi fillu prej marsit para dy viteve gati edhe kemi pastru, por një ditë prej ditësh kom mendu kom thon,.. ish koha para se me ardh pushimet verore kur krejt shkojnë në pushim edhe e llogarita që secili qytetar me marr ni thes se ktu dalin të gjithë, kemi vende sa dush me dalë në vikend, edhe secili qytetar, kjo është punë qytetare, me marr thes me veti, me i pastru ato që i bon edhe ato që i ka rreth vetit, edhe e kemi llogaritë që pastrohet vendi. Qishtu fillon ‘1 thes me veti’”, tha ai.
Iniciativën e Burimit për t’i pastruar hapësirat publike e kanë pëlqyer edhe qytetarë të tjerë, të cilët madje edhe i janë bashkangjitur.
Mirëpo, jo rrallë këta vullnetarë përballen edhe me vështirësi gjatë rrugëtimit.
Arlind Zhubi thekson se mjafton vetëm mos me hedhë mbeturina.
“Unë mendoj që mjafton vetëm mos me gjujt mbeturina. Të paktën ato mbeturina që i bëjnë vet le t’i mbledhin ato të vetat le t’i gjun ku o vendi. Është edhe tjetra kur vijmë me pastru, unë nuk muj mu tërhekë kur shoh p.sh, me pastru një pjesë këtu edhe e shoh vendin tjetër shumë që ka. Kaniher vijmë për 1 orë mbesim 2 orë edhe nuk tërhiqemi pa e pastru. Të vështirë e kemi se këto mbeturina duhet me i qitë në kerr edhe duhet mi bajtë vet deri te kontejneri. Ku të gjejmë kontejner që është për mbeturina, të cilët vijnë nga komuna apo që vijnë me i marrë”, tha Zhubi.
Edhe Arben Bobani ka folur rreth iniciativës.
“Me Burimin jena bashku me iniciativën e tij, pavarësisht që s’kemi pas emërtime. Burimi e ka pas idenë për një thes me veti dhe ne jemi bo një grup dhe funksionojmë shumë thjesht. Shkojmë nëpër vende që frekuentohen sidomos gjatë verës. Ma shumë për sensibilizim, jo që na mujm me i kry krejt këto papunë se mbeturina ka shumë. Zakonisht në fund të ditës, pasi që i kryejnë pushimet ditore lojnë shumë mbeturina. Na përpiqemi mi largu. Niher nuk kemi publiku kurrgjë. Por kemi mendu që nëse ndikojmë, jemi aktivë shumë me 1 thes me veti në Facebook për sensibilizim. Mendoj se ka pas efekt dhe kanë fillu edhe me na u bashkëngjitë. Sa i përket thirrjes, ka nevojë me pastru ton. Vetëm që aj që del në natyrë e kishim lutë me pas ni kese me veti, apo ni thes me veti që vetëm të veten le ta merr me veti. Se natyra osht e jona, vendi o i joni kërkush nuk vjen me naj kry detyrat prej kërkahit. Na duhet mi kry detyrat tona të shpisë tonë”
Krahas qëllimit të mirë, pjesa e përfundimit të mbledhjes së mbeturinave, sipas tyre shkakton goxha telashe.
Ndërkaq, Ermal Vula thekson problemet me të cilat përballen.
“jesa ma e vështirë e krejt punës që e bëjmë është se duhet me i mbledhë vet, mi organizu vet. Qikjo është pjesa ma e vështirë gjatë gjithë punës që e bëjmë. Problemi që pikin në kerr mbeturinat që i mbledhim. Duhet mi shti kaniher në dy këse që mos me ndytë kerrin”.
Burim Qarri, i cili njëherësh është edhe nismëtari i fushatës “1 thes me veti”, së fundmi ka marrë edhe shpërblimin si vullnetari i vitit nga “Lets Do it Kosova”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova