LAJMI I FUNDIT:

Toka po rrotullohet më shpejtë sesa asnjëherë më parë në 50 vitet e fundit

Toka po rrotullohet më shpejtë sesa asnjëherë më parë në 50 vitet e fundit

Të dhënat zyrtare të kohëmatësve kanë zbuluar se koha është duke kaluar më shpejtë tani, sesa që ka kaluar gjatë gjysmëshekullit të kaluar.

Rrotullimi i tokës është më i shpejtë sesa që zakonisht ishte, dhe si rezultat i kësaj dita po zgjatë shumë më pak gjatë 24 orëve, transmeton Telegrafi.

Kohëmatësit nëpër botë tani janë duke debatuar nëse duhet të fshijnë një sekondë nga koha për të matur këtë ndryshim, dhe të bëjnë matjen e kohës në një linjë më precize të rrotullimit të Tokës.


Derisa sekonda shtesë e quajtur “sekonda negative” kurrë më parë nuk është ndërruar, që nga viti 1970 janë shtuar “27 sekonda” me qëllim që ta mbajnë kohën atomike në linjë me atë solare.

Kjo po ndodh, për shkak se me dekada, Tokës i është dashur më se 24 orë që të përfundojë rrotullimin, por që nga viti i kaluar është duke u rrotulluar shumë më shpejtë.

Orët atomike që nga viti 1960 kanë mbajtur të dhëna shumë precizë për atë sesa kohë Toka bën një rrotullim, duke zbuluar se gjatë 50 viteve të kaluara ajo është rrotulluar për një fraksion më pak sesa 24 orë (86.400 sekonda) me qëllim që të kompletohet një rrotullim.

Më 19 korrik të vitit 2020, dita ishte për 1.4602 milisekonda më e shkurtër sesa 24 orëshi i zakonshëm – dita më e shkurtër që kur ka filluar të regjistrohet rekordi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington

Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington

Amerika
Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Trump konfirmon 'pauzë të menjëhershme' të tarifave për mallrat meksikane

Amerika

"Gjithçka e mbuluar me gjak dhe kocka" - thirrja e përgjuar zbulon humbje të rënda ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Rubio ndjekë nga afër procesin e dëbimit të emigrantëve ilegalë

Rubio ndjekë nga afër procesin e dëbimit të emigrantëve ilegalë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori