LAJMI I FUNDIT:

Hotelierët e Kosovës: Sa më parë të hiqen kufizimet, për një vit të hiqet tatimi për bizneset që kanë qenë të mbyllura

Hotelierët e Kosovës: Sa më parë të hiqen kufizimet, për një vit të hiqet tatimi për bizneset që kanë qenë të mbyllura

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës me anë të një letër publike drejtuar institucioneve të Kosovës, ka kërkuar që të hiqen kufizimet e vendosura si masë parandaluese ndaj pandemisë COVID-19.

Sipas tyre, brenda një viti të hiqet tatimi për bizneset që kanë qenë të mbyllura.


“Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk kanë fare kuptim në këtë mënyrë që janë duke u zbatuar, ndërkohë kërkojmë që të dënohen apo të mbyllen të gjitha ato biznese të cilat nuk i respektojnë masat e mos ta pësojnë të gjithë; kërkojmë në mënyrë kategorike të respektohet interpretimi i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë për hotelet dhe për mysafirët sepse ekzistojnë dëshmi që nuk po përfillet; Nga data 1 janar deri më 31 dhjetor 2020 urgjentisht të hiqet tatimi për të gjitha subjektet të cilat kanë qenë të mbyllura dhe nuk kanë punuar me të gjitha kapacitetet e plota; Shpërndarja e mjeteve nga Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, t’u dedikohet veprimtarive më të atakuara nga pandemia COVID-19; Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë”, thuhet në njoftimin e OHTK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori