LAJMI I FUNDIT:

Hajredin Kuçi nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputet

Hajredin Kuçi nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputet

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore për deputetë.

Kuçi ka thënë se edhe në vitin 2019 i ishte bërë kërkesë për t’u futur në listë të PDK-së pasi nuk kishte pasur vullnet për të garuar në zgjedhje.

“Edhe më 2019 kam pasur kërkesë nga kryetari Veseli. Nuk mund ta quaj lutje, kërkesë ishte. E kam pranuar atëherë. Mendoj që e meritoj të pushoj kësaj radhe. Edhe pagën e kam marrë përgjysmë në Kuvend. Ndoshta një ambient që ende nuk e kam gjetur vetën. Gjërat po shkojnë ndryshe. Nuk kam qenë pjesë e komisioneve”, ka thënë Kuqi në emisionin “Pressing”.


Kuçi megjithatë thotë se do të angazhohet që të sigurojë vota për PDK-në.

“Do të angazhohem për PDK-në edhe 20 vjet”, ka shtuar Kuçi.