“Doja të ju shikoja fytyrat, por nuk arrija dot, mbanim të gjithë maska”. Kështu thotë mësuesja Naime Elezi-Bunjaku, e cila këtë vit të ri shkollor, nisi mësimin me klasat e para në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Për shkak të rregullave për t’u mbrojtur nga pandemia e koronavirusit, Elezi-Bunjaku thotë se u detyrua të ndryshojë edhe shprehitë më normale të saj, siç është përqafimi i nxënësve për t’iu uruar atyre nisjen e rrugëtimit shkollor.
Mësuesja Naime-Bunjaku sapo kishte përcjell një gjeneratë edhe atë në kohë pandemie dhe po merrte gjeneratën e gjashtë të saj për të edukuar në pesë vjetët e ardhshme.
Përkushtimi i saj ndaj nxënësve nuk do të mungoi asnjëherë, por rrethanat në këtë kohë po ia vështirësuan mjaft punën.
“Të gjithë nxënësit dëshironin nga një përqafim. Megjithatë, njëra nga nënat më kishte pritur tek oborri i shkollës dhe më tha se vajza nuk po largohet pa ju përqafuar. Natyrisht ishte shumë sfiduese sepse ne duhet në radhë të parë të mendojmë për shëndetin e nxënësve”, thotë ajo, duke shtuar se nuk do të harronte asnjëherë se si një gjë aq e zakonshme ishte kthyer në diçka të pamundur.
Frika ishte e madhe nga infektimi me koronavirus, thotë mësuesja Elezi-Bunjaku, por sipas saj, gjithçka u mbajt nën kontroll, duke respektuar rregullat që janë vendosur.
Viti i ri shkollor në institucionet para-universitare në Kosovë, filloi më 14 shtator 2020, me prezencë fizike të nxënësve në shkolla, por duke respektuar rekomandimet për mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit: mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienën personale.
Viti shkollor u realizua përmes tre skenarëve.
Skenari A ka u zhvillua me mësimin në ambientet shkollore. Skenari B, apo mësimi i kombinuar përfshiu rikthimin e pjesshëm të nxënësve në shkolla (prezencë e nxënësve në shkolla, e kombinuar dhe me mësimin në distancë) dhe skenari C mësimi në distancë apo online.
Shkolla fillore ‘Faik Konica’ në Prishtinë filloi mësimin në ambientet shkollore.
Kjo mënyrë e fillimi të mësimit, thotë mësuesja Elezi-Bunjaku, ishte një përparësi shumë e madhe për nxënësit e klasës së parë, pasi që do të arrinin të mësonin më shumë.
Ajo thotë se ishte mjaft e preokupuar se si do të rrjedhë mbarëvajtja e mësimit me klasat e para.
“Qysh para fillimit të vitit shkollor, ne kemi bërë përgatitjet dhe i kemi ndarë nxënësit në dy grupe, do të thotë mësimin e kemi filluar me nxënës të së njëjtës klasë, por të ndarë, pa e takuar e njohur njëri-tjetrin. Orari ishte më i shkurtë për nxënës, ndërsa për ne mësimdhënësit më i gjatë”, thotë ajo.
Mësimi i realizuar në këtë formë, thotë Elezi-Bunjaku, ishte shumë i efektshëm, pasi që numri i nxënësve ishte më i vogël se zakonisht dhe u mundësua që t’i kushtohej kohë secilit nxënës.
Nxënësit takohen për herë të parë në platformën “Zoom”
Pas disa javëve të mbajtjes së mësimit në ambiente shkollore, në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë u konfirmuan rastet e para me COVID-19 dhe mësimi kaloi në skenarin C, që është mësimi në distancë apo online.
Mbajta e mësimit nga distanca ishte mjaft sfiduese, thotë mësuesja Elezi-Bunjaku, por kishte edhe diçka të mirë, pasi që nxënësit e së njëjtës klasë, të ndarë në dy grupe, po takoheshin në mënyrë virtuale.
“Përgjatë dy javëve kemi mbajtur mësimin sipas orarit të planifikuar. Mësimi është realizuar përmes platformës ‘Zoom’, çdo ditë nga tre orë mësimi. Përkundër sfidave që i krijon distanca me nxënësit, kishte edhe anët pozitive sepse nxënësit patën mundësi të njihen mes vete përmes platformës”, thotë ajo.
Përfundimi i një gjysmëvjetori
Në Kosovë gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2020/2021 ka përfunduar më 18 dhjetor, 2020 dhe gjysmëvjetori i dytë të nisë më 18 janar, 2021.
Në bazë të kalendarit shkollor, mësimi në Kosovë ishte dashur të përfundojë më 24 dhjetor dhe të nisë më 8 janar.
Këto ndryshime janë bërë nga Qeveria e Kosovës, me qëllim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Mësuesja Naime Elezi-Bunjaku thotë se përfundimi i mëhershëm i gjysmëvjetorit të parë ka bërë që nxënësit t’i angazhojnë me detyra shtesë gjatë pushimeve dimërore.
“Shpresojmë që prindërit do të jenë bashkëpunëtorët tanë të ngushtë me qëllimin e vetëm që nxënësit të përparojnë dhe të arrihen rezultatet e planifikuara”, thotë ajo.
Gjatë procesit mësimor, nga 15 shtatori e deri më datën kur ka përfunduar mësimi (18 dhjetor, 2020), sipas Institutit të Shëndetit Publik janë testuar 10,823 mësimdhënës, prej tyre 1,615 kanë rezultuar pozitivë dhe 6,792 nxënës prej tyre 1,173 kanë rezultuar pozitivë. /rtk/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'