LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Ambasadori Braathu punoj shumë për ndërtimin e institucioneve demokratike

Tahiri: Ambasadori Braathu punoj shumë për ndërtimin e institucioneve demokratike

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka pritur në takim lamtumirës Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu.

Tahiri në një konferencë pas takimit ka thënë se ambasadori Braathu do të mbetet një ndër miqtë dhe diplomatët të cilët kanë ndihmuar pa asnjë kyursim ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë si dhe forcimin e raporteve të Kosovës me partnerët ndërkombëtar.

“Do ta mbaj mend për një diplomat të drejtpërdrejt, i sinqertë dhe i cili ka qenë me neve në komunikim të vazhdueshëm edhe kur është dashur të na jap rekomandime por edhe kritika në funksion të forcimit të demokracisë të shtetit të Kosovës. I uroj suksese në angazhimin e ri të misionit të tij si shef i OSBE-së në Serbi”, ka thënë Tahiri.


Ndërsa ambasadori Jan Braathu tha se ka punuar shumë për popullin e Kosovës.

“Unë kam qenë për t’iu ndihmua ju. Dhe jam shumë i lumtur që kam bashkëpunuar me institucionet e Kosovës”, tha ai./Telegrafi/