LAJMI I FUNDIT:

Java nis me reshje dhe ulje të temperaturave në Shqipëri

Java nis me reshje dhe ulje të temperaturave në Shqipëri

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me vranësira dhe reshje.

Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.


Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë kësaj jave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 12°C.

Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë. /TCH/