LAJMI I FUNDIT:

Që nga 13 marsi, numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në rreth 52 mijë

Që nga 13 marsi, numri i të prekurve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në rreth 52 mijë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë regjistruar 234 raste të reja me Covid-19.

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para me COVID-19 e deri më tash numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka raportuar edhe për vdekjen e katër personave shkak i infektimit me këtë virus.


Ndërkohë që në vend janë 7.986 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1057 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 51.965 raste nga 187.088 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.344 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.635 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.986”, thuhet në njoftimin e sotëm të IKSHPK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Zotimet për ekonominë në qendër të fushatës zgjedhore në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori