Cana: Vaksina anti-covid shihet si shpresë për dhënien fund të pandemisë
Vaksinat kundër Virusit Korona janë shpresa e vetme për përfundimin e pandemisë Covid 19, e cila në vitin 2020 shkaktoi vdekjen e mijëra personave në Maqedoni, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë u infektuan. Ditëve të fundit në statistikat e autoriteteve shëndetësore vërehet ulje e numri të të prekurve dhe viktimave, ndërsa rritje e numrit të të shëruarve. Sipas infektologut Fadil Cana numrat e këtillë më së shumti kanë të bëjnë me festat, pasi në këtë periudhë është ulur dukshëm numri i testimeve. Sipas Canës pasqyrë me reale se si do të vazhdojë gjendja me COVID-19 do të kemi pas festave.
“Përqindja e rasteve pozitive mban një plato, nuk kemi një përmirësim të madh që mund të jetë shpresëdhënës se këo shifra do të vazhdojnë të jenë edhe muajt në vijim. Pas festave, diku dy javë ndoshta do të kemi një orientim më të mirëfillt për shifrat reale të të prekurve dhe do të mund të japim një vlerësim se në çfarë drejtimi do të shkojë infeksioni. Vaksinimi në vitin 2021 është shpresa më e madhe dhe e arritura më e madhe e vitit 2020 e botës shkencore kundrejt kësaj pandemie. Autoritetet ndërkombëtare të cilat aprovuan vaksinat të cilat veç se janë në përdorim japin një shpresë se këtë vit do të mundet gradualisht të shohim edhe fundin e pandemisë”, deklaroi Fadil Cana, infektolog
Pas shqetësimeve në nivel global për përhapjen e shpejtë të virusit të ri, infektologu Cana thotë se varianti e ri virusit korona mund të shkaktojë më shumë infektime, por nuk është më vdekjeprurës. Megjithatë ai apeloi për kujdes të vazhdueshëm.
“Mundet të jetë infektueshmëria më e lartë por nuk ka të bëj me atë që ai variacion virusi është më vdekjeprurës. Kështu që pas të dhënave shkencore të cilat çdo ditë përditësohen për këtë variant, kujdesi është më i domosdoshëm për shkak të përhapjes e cila normal që është ende supozim, përhapjes më të shpejtë të këtij virusi por nuk ka të bëj me vdekshmërinë nga ky virus”, u shpreh Fadil Cana, infektolog.
Maqedonia vitin 2020 e mbylli me rreth 19.300 raste aktive të Kovid-19 dhe 2.510 viktima. Nga 26 shkurti i vitit kaluar kur edhe zyrtarisht u regjistrua rasti i parë me Kovid-19 në Dibër, deri më 31 dhjetor autoritetet shëndetësore kanë diagnostikuar 83.743 persona me COVID-19. Në Institutin e Shëndetit Publik dhe qendrat e tjera të testimit përfshi edhe ato private, janë testuar rreth 22 për qind e popullsisë, përkatësisht mbi 402 mijë persona./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kërkohet një person në Prizren për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”
Mickoski: Deputetët e OBRM-PDUKM-së do të dorëzojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor
Basha i përgjigjet Ramës: Në drejtimin tim Tirana s’kishte vjedhje me inceneratorë dhe pastrim parash të krimit
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin