Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet e tjera emergjente kanë shpëtuar një person, i cili kishte hipur në kulmin e ndërtesës së Klinikës së Psikiatrisë në QKUK dhe kërcënonte se do të hidhej nga atje. Gjatë operacionit të shpëtimit tre policë kanë marrë lëndime gjatë ballafaqimit me personin që po tentonte të hidhej.
Policia e Kosovës ka njoftuar se, sot në orët e para të mëngjesit (07:55) ka pranuar një informatë se në një Klinikë në Prishtinë një person ka hipur në kulmin e ndërtesës (klinikës psikiatrike) dhe është duke tentuar që të kërcej nga aty.
“Njësitë policore të stacionit Jugu në Prishtinë kanë reaguar me shpejtësi në lokacion, me ç‘rast është njoftuar edhe njësia e zjarrfikëseve dhe ambulanca”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Më tej në njoftim thuhet se pas një bashkërendimi të mirë dhe profesional të veprimeve të të gjitha ekipeve për menaxhimin e situatës së paraqitur, me ndihmën e shkallëve të zjarrfikëseve është arritur që zyrtarët policor të afrohen deri afër personit që dyshohej se do të kërcej nga kulmi i ndërtesës (klinikës).
“Zyrtarët policor gjatë tërë kohës përmes veprimeve dhe komunikimeve mjaft profesionale për rrethanat e ngjarjes janë përpjekur ta qetësojnë personin në fjalë në mënyrë që ta shmangin incidentin dhe për një çast është arritur të kapet personi, mirëpo gjatë përpjekjeve për ta kapur, personi në fjalë tashmë i dyshuari mashkull/kosovar (viti i lindjes 1993) ka filluar të përdor dhunë të vazhdueshme dhe duke sulmuar zyrtarët policor. Megjithatë, falë përpjekjeve dhe vendosmërisë së zyrtarëve, i dyshuari është vënë nën kontroll dhe me ndihmën e zjarrfikësve është arrit zbritja e tij në tokë, përderisa i njëjti menjëherë iu është nënshtruar trajtimeve mjekësore në klinikën psikiatrike”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se gjatë intervenimit për ta parandaluar personin në fjalë të kërcej nga ndërtesa dhe ballafaqimit me të, lëndime trupore kanë marr tre zyrtarë policorë, të cilët kanë marr trajtim mjekësor në emergjencë.
Lidhur me rastin janë intervistuar edhe disa dëshmitarë dhe në konsultim me prokurorin janë ndërmarr veprimet e nevojshme për inicimin e procedurave të rastit.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se personi që deshi të hidhej ishte pacientë i Klinikës së Psikiatrisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare