LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Engel, autoritet i pazavendësueshëm për të vërtetën e shqiptarëve në botë

Hoxhaj: Engel, autoritet i pazavendësueshëm për të vërtetën e shqiptarëve në botë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka nisur ditën e sotme me një falenderim ndaj kongresmenit Eliot Engel.

Hoxhaj, përmes një postimi në “Facebook”, është shprehur përjetësisht falenderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel, i cili ka deklaruar se nuk do të kandidojë më që të jetë pjesë e Kongresit Amerikan.


“Përjetësisht falenderues ndaj mikut të madh të shqiptarëve Eliot Engel! 🇽🇰🇺🇸 Autoritet i pazavendësueshëm politik dhe moral për të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në Amerikë dhe më gjerë!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social “Facebook”.

Pas tri dekadash, Eliot Engel largohet nga Kongresi - në fjalimin e tij lamtumirës përmend edhe Kosovën
Lexo po ashtu Pas tri dekadash, Eliot Engel largohet nga Kongresi - në fjalimin e tij lamtumirës përmend edhe Kosovën

Eliot Engel sot largohet nga Kongresi në SHBA, pas 32 vjetëve.

Engel ishte së fundi kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder jetësor t’u shërbej njerëzve të Bronxit dhe Westchesterit dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësojë ju në Washington. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”, ka shkruar ndër të tjera kongresisti Engel në Facebook.

Ai më pas ka postuar fjalimin që e mbajti më 17 dhjetor.

Ndër të tjera në fjalim ai foli edhe për Kosovën dhe se si Kosova ka një vend të veçantë në zemrën e tij. Engel njihet si përkrahës i madh i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori