LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj, qytetarët me coronavirus do të marrin nga 50 euro – familjarët e viktimave nga 100

Skenderaj, qytetarët me coronavirus do të marrin nga 50 euro – familjarët e viktimave nga 100

Komuna e Skenderajt ka marrë vendim që të ndihmojë financiarisht qytetarët e prekur nga coronavirusi, si dhe familjet e viktimave nga ky virus.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se nga 50 euro do të ndahen për qytetarët e prekur nga coronavirusi, dhe nga 100 euro për familjet e atyre që kanë humbur jetën nga ky virus, transmeton Telegrafi.


“Në këtë mbledhje është votuar propozimi për subvencionimin e personave të infektuar me virusin Covid-19 në vlerë prej 50 euro, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do të subvencionohen me nga 100 euro”, ka shkruar ai në Facebook.

Për më shumë postimi i plotë:

“Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal për këtë vit, të cilën e filluam me një minut nderim në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari dhe ditës së Veteranit, është miratuar propozim vendimi për t`u dalë në ndihmë të infektuarve si dhe familjeve të viktimave të virusit COVID-19 në Komunën e Skenderajt.

Në këtë mbledhje është votuar propozimi për subvencionimin e personave të infektuar me virusin Covid-19 në vlerë prej 50 euro, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do të subvencionohen me nga 100 euro.

Në bazë të këtij vendimi parashihet që personat përfitojnë nga kjo ndihmë vetëm në rast se arrijnë të sjellin dëshminë e testimit dhe rezultatit pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP).

Rreth procedurave të mëtutjeshme do të njoftoheni me kohë, nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori