LAJMI I FUNDIT:

PDK në Malishevë del kundër koalicionit të mundshëm PDK-Nisma

PDK në Malishevë del kundër koalicionit të mundshëm PDK-Nisma

PDK në Malishevë ka dalë kundër një koalicioni të mundshëm mes PDK-së dhe Nismës Socialdemokrate.

Dega e kësaj partie në Malishevë e ka quajtur Fatmir Limajn si personifikim të korrupsionit e shantazhit.

“Fatmir Limaj ishte ai i cili e ka luftuar në të gjitha format Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke akuzuar, shpifur dhe duke sulmuar të gjithë ata që përkrahnin mendimet e tyre.


Tani Fatmir Limaj, duke parë që nuk ka asnjë shpresë për të shpëtuar politikisht, po përpëlitet duke u munduar që shpëtimin ta gjejë në emër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, si dhe nën logon e PDK-së.

Por PDK-ja nuk do të bëjë këtë gabim vetëvrasës, që të bëjë koalicion me njeriun, i cili është  personifikim i korrupsionit dhe shantazhit.

Prandaj PDK-ja, dega në Malishevë dhe të gjitha strukturat organizative të saj, janë KUNDËR këtij koalicioni në të gjitha format”, thuhet në reagimin e tyre.