LAJMI I FUNDIT:

Kështu duket sot Petrinja, qyteti kroat i goditur fuqishëm nga tërmetet

Kështu duket sot Petrinja, qyteti kroat i goditur fuqishëm nga tërmetet

Kroacia u godit nga një tërmet i fortë gjatë ditës së martë.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, në orën 12.19 pasdite, sizmologët regjistruan një tërmet shkatërrues me një epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinja – në një thellësi prej 11.5 kilometra.


“Si në Hiroshima!”: Tërmeti në Kroaci, pamjet janë të frikshme – dëgjohen britma, ka të lënduar dhe të vdekur
Lexo po ashtu “Si në Hiroshima!”: Tërmeti në Kroaci, pamjet janë të frikshme – dëgjohen britma, ka të lënduar dhe të vdekur

Madhësia e tërmetit ishte me fuqi prej 6.2 sipas Richter.

Por siç raportojnë mediat kroate, në periudhën nga 12.23 deri në 12.58, ndodhi numri më i madh i tërmeteve pasuese, madje 10 – me fuqi më të mëdha se 3 të shkallës Rihter.

Dridhjet janë ndjerë deri në Austri e Itali, tërmeti që goditi sot Kroacinë ndërpreu edhe seancën në Parlamentin slloven
Lexo po ashtu Dridhjet janë ndjerë deri në Austri e Itali, tërmeti që goditi sot Kroacinë ndërpreu edhe seancën në Parlamentin slloven

Si pasojë e këtyre tërmeteve është raportuar edhe për viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Ndërkohë mediat kroate kanë publikuar pamje që tregojnë se si duket Petrinja, vendi më shumë i goditur dhe shkatërruar nga dridhjet.

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, momenti kur një burrë nxirret “nga vetura e varrosur nën rrënoja” - djali i tij ishte me të
Lexo po ashtu Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, momenti kur një burrë nxirret “nga vetura e varrosur nën rrënoja” - djali i tij ishte me të

Ndërkohë, për tërmete është raportuar edhe gjatë ditës së sotme – rreth orës 6:16 të mëngjesit në Kroaci.

Tërmete të tjera tronditën edhe sot Kroacinë
Lexo po ashtu Tërmete të tjera tronditën edhe sot Kroacinë

Sipas Shërbimit Sizmologjik, tërmeti i parë ishte me një fuqi prej 4.7 shkallë të Rihterit, dhe më vonë 4.8. Pastaj u ndie një tjetër, ai kishte një fuqi prej 3.9 shkallë të Rihterit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori