LAJMI I FUNDIT:

Donika Emini: 2020-ta vit i keq për Kosovën, u ndryshuan tre kryeministra

Donika Emini: 2020-ta vit i keq për Kosovën, u ndryshuan tre kryeministra

Analistja Donika Emini ka komentuar ngjarjet politike që shënuan vitin 2020.

Emini në “Debat Plus” thotë se qeveria që është parë si e shpresës ishte tërësisht e pakoordinuar.

“Vetë Kurti sa ishte kryeministër ishte në kontradikta me zëvendësin e tij, Avdullah Hoti”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Analistja thotë se qeveria e Kurtit shpresë nuk solli.

Ajo thotë më tej se viti 2020 ishte mjaft i rëndë për Kosovën pasi sipas saj u ndryshuan tri qeveri.

“2020-ta vit më i keq për ne pasi u ndërruan tre kryeministra. Haradinaj ishte në detyrë në fillim të vitit, pastaj u rrëzuan edhe Kurti e Hoti, kjo vetëm shpresë nuk është. Kjo tregon jo stabilitet politik dhe tregon se ne nuk kemi përvojë në shtet ndërtim”.

Emini thotë se kompromisi është diçka që duhet të ndodh në politikën kosovare.

“Është mirë që tashmë vijat e kuqe janë larguar pasi vetë subjektet që po i shkelin ato po ndëshkohen nga qytetarët”.

Anlistja thotë se ishin pikërisht temat e mëdha që nuk mundën t’i tejkalojnë LVV dhe LDK.

“Dialogu dhe mos koordinime me presidentin ishin ndër temat që rrëzuan Kurtin”, tha ndër të tjera Donika Emini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori