LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Në buxhet të përfshihet propozimi i AAK-së që të shpërndahen nga 100 euro për qytetarët

Abrashi: Në buxhet të përfshihet propozimi i AAK-së që të shpërndahen nga 100 euro për qytetarët

Gazmend Abrashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha sot se procesi i përgatitjes së Projektbuxhetit ishte i pazakontë krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa theksoi se kriza me të cilën  po ballafaqohemi ka sjellë vështirësi financiare, pasiguri dhe rreziqe të parashikimeve makro-financiare.

Sipas tij, ekonomia e Kosovës është e ndikuar shumë nga rrethanat e ekonomisë evropiane dhe për shkak të masave të kufizuese ekonomia e Kosovës është shoqëruar me rënie të hyrave.


Ai tha se ekonomia e Kosovës gjatë këtij viti pritet të shënoj rënie deri 7.5 për qind.

Abrashi tha se Grupi parlamentar i AAK-së gjatë shqyrtimit të Projektbuxhetit në Komisione me qëllim të adresimit të nevojave të qytetarëve ka kërkuar të gjendet mundësia të zbatohet propozimi i tyre i muajit prill që të ndahen 100 euro për secilin qytetar rezident  të Kosovës, ndihmë direkte nga buxheti i vendit.

Ai tha se shpërndarja të bëhet përmes komunave dhe atë në fillim të vitit 2021.

Abrashi më tej tha se AAK mbështet Projektbuxhetin e vitit 2021. /Telegrafi/