LAJMI I FUNDIT:

Fatmir Dehari: Kemi fituar grant prej 300 mijë euro për ndërtimin e stacionit të qenve

Fatmir Dehari: Kemi fituar grant prej 300 mijë euro për ndërtimin e stacionit të qenve

Turma të qenve endacak çdo ditë qëndrojnë rrugëve të Kërçovës. Qytetarët thonë se ndjehen të rrezikuar çdo ditë. Qentë shihen gjithandej në rrugë por edhe në parqe. Kërcova me këtë problem ballafaqohet prej vitesh.

Qytetarët janë preh e sulmeve nga qentë endacak më së shumti në orët e para të mëngjesit kur shkojnë në punë.Të dhënat e Sektorit për punë të brendshme tregojnë shifrat e sulmeve ndaj njerëzve nga qentë endacak.

“Në Stacionin Policorë të Kërçovës këtë vit janë regjistruar 129 sulme të qeneve endacak ndaj njerëzve. Ndërsa në vitin 2019 janë regjistruar 156 sulme”, thonw nga SPB Ohwr.


Komuna e Kërçovës ka fituar një grat prej 300 mijë eurove për ndërtimin e një stacioni për qentë endacak. Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari thotë se përderisa vazhdon treni i bartjeve të qenve endacakë nga një komunë në tjetrën nuk bënë punë as stacioni. Ai thotë se ka informacione se në Kërçovë sillen qenë endacakë nga 3 herë në muaj me kamion nga qytetet tjera.

“Kemi fituar një grant mbi 300 mijë euro dhe kemi hartuar një projekt për hartimin më serioz apo strehimin e qenve endacak, stacionar për trajtimin e qeneve endacak dhe shpresoj qe vitin e ardhshëm apo fillimi i vitit të ardhshëm qoftë muaji mars prill nuk dua të kalojë më shumë se muaji maj të fillojmë me realizimin e këtij projekti”, tha Dehari.

Më disa nga qentë endacakë të Kërçovës dhe rrethinës merret organizata Grifon e cila siguron ushqim nga kompanitë dhe i ushqen afro 150 qenë endacak.

“Në Kërçovë në qytet janë 400 qen endacakë, ndërsa me gjithë fshatrat janë diku 700 qen. (ngjitje) Ne mundohemi të mbulojmë sa më shumë territore në Kërçovë, kemi njerëz edhe nëpër fshatra që I ushqejnë dhe kujdesen për ata dhe shëndetin e tyre por edhe ata nuk mund të kujdesen për të gjithw. Bëjmë gjithçka që mundemi me financat tona nuk kemi donacione, në këtë vit kemi 15 mijë denarë vetëm ajo është asgjë duke krahasuar numrin e qenve, ka shprehur vullnet kompania KSS ajo na jep ushqime çdo ditë”, tha Snezhana Vasileska nga organizata Grifon.

Sipas organizatës Grifon 400 qen endacakë janë në qytet, ndërsa bashkë me fshatrat janë afro 700 qen, në territorin e komunës së Kërçovës. Sipas te dhënave problem me qentë endacak kanë të gjitha komunat e vendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori