Rrugët janë të zbrazëta. Asnjë njeri në teatrot e numërta të Londrës. Nuk ka njerëz as para teatrove dhe rrugëve ku zakonisht sundon gumëzhima shurdhuese ditë e natë. Nuk ka qenë kështu as gjatë luftës kur gjermanët e bombardonin Londrën çdo natë. Megjithatë, Londra nuk frikësohej dhe njerëzit shkonin në kinema dhe teatër që funksiononin normalisht. Sivjet është ndryshe për shkak se armiku është më i rrezikshëm. Prandaj, ka vdekur gjallëria kulturore e fundvitit dhe kjo është trishtuese.
Viteve tjera, në këtë kohë teatrot janë plot me njerëz. Shfaqet pantomina e cila fillon me muajin dhjetor dhe përfundon me janarin. Interesimi është aq i madh për këto shfaqje sa që është vështirë të gjenden bileta.
Pantomima është komedi muzikore që ka filluar të shfaqet që nga viti 1732 për herë të parë në teatrin ‘Lincoln’s Inn’ në Covent Garden, në qendër të Londrës. Pastaj, pantomima u bë tradicionale për t’u shfaqur çdo vit në këtë kohë dhe pothuaj në të gjitha teatrot britanike dhe madje edhe nëpër sallat e qytezave dhe fshatrave. Gradualisht u bë shfaqje tradicionale edhe në vendet tjera anglo-saksone.
Pantomima erdhi nga Italia, por ajo sot është prodhim skenik anglez dhe nuk shfaqet askund tjetër në Evropë, pos në Maltë dhe Zvicër. Në Maltë dihet që ka mbetur si ndikim i sundimit britanik. Në Zvicër shfaqet vetëm në Bazel dhe ka mbetur si ndikim i kolonisë së anglezëve që e themeluan këtë traditë e cila vazhdon edhe sot.
Pantomima është e vetmja shfaqje kur publiku dhe aktorët kanë të drejtë të komunikojnë mes veti. Kur aktori gabon (me qëllim) publiku ia përmirëson gabimin. Kur aktori kryesor (heroi) e kërkon, por nuk e gjen anti-heroin, publiku ngritet në këmbë dhe i tregon: ’është prapa shpinës tënde’.
Pantomima është shfaqje e bazuar në tregime për fëmijë. Por, në këto role luajnë aktorët më të njohur britanikë. Ndodhë që aktorët janë personalitete të njohura publike. Për këtë arsye sallat mbushen me shikues që janë fëmijë dhe prindër. Është një moment që familjet dhe botën e artit i bashkon humori dhe argëtimi. Shfaqjet më të njohura që inskenohen janë: Alajdini, Borëbardha, Pjetër Pani, Bukuroshja e Fjetur, Bukuroshja dhe Bisha, etj. Shfaqjet kanë emra të ndryshëm por ngjarja dhe humori, së bashku me efektin, janë të njëjta.
Sivjet, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk ka pantomimë. Prandaj, ka më pak humor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRevolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
“Lufta civile shqiptare”
Historia e fisit Shala
ALELUJA
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'