LAJMI I FUNDIT:

Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet të diskutohet emri i kandidatit për kryeministër

Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet të diskutohet emri i kandidatit për kryeministër

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës  është mbledhur në një takim në selinë e këtij subjekti në Prishtinë.

Mbledhja e cila ka filluar nga ora 10:00 është duke vazhduar të mbahet akoma.


Në takimin e Kryesisë pritet që të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit politike pas vendimit të Kushtetueses dhe për punën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndër të tjera, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe emri i kandidatit për kryeministër të LDK-së.

Zhvillimet politike vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.

Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani. /Telegrafi/