Pakot me dhurata janë shpërndarë sot për 55 fëmijët në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë nga kompania për tregti të naftës “Petrol Company”.
Këto pako me dhurata brenda tyre kishin kryesisht produkte të dedikuara për këta fëmijë, ndërsa janë shpërndarë duke respektuar masat e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike(IKSHPK).
Përfaqësuesja e “Petrol Company”, Afërdita Shala, derisa ka shpërndarë dhuratat për fëmijët me autizëm ka thënë se kjo është më e pakta gjë që mund të bëjnë, duke shtuar se iniciativa të tilla do të kenë edhe në vitet e ardhshme.
“Ne sot në Shoqatën e Autizmit i kemi sjellë 55 pako me dhurata për të gjithë fëmijët të cilët janë në terapi këtu. Arsyeja përse e kemi zgjedh, faktikisht ‘Petrol Company’ gjatë gjithë vitit merret me iniciativa të tilla dhe një ndër to është edhe kjo sot”, ka thënë ajo.
Ajo ka falënderuar stafin e “Petrol Company”, për mbështetjen që kanë marrë nga ta për shpërndarjen e këtyre pakove me dhurata.
“Kisha dashtë me falënderua stafin të cilët na kanë mbështet dhe na kanë bë më të lehtë sjelljen e këtyre pakove këtu”, ka pohuar Shala.
E, drejtoresha në Shoqatën e Autizmit, Sunita Kurti, duke falënderuar stafin e “Petrol Company”, ka thënë se dhuratat që kjo kompani ka sjell për fëmijët e kësaj qendre janë të mirëseardhura.
“Normalisht secila dhuratë dhe secila ndihmë që ofrohet për fëmijët është e mirëseardhur për ne edhe fatmirësisht festa e fundvitit shumë kompani e bëjnë këtë hap për me ardhë edhe me ju sjellë dhurata fëmijëve të cilët i mirëpresin”, ka thënë Kurti.
E, njëjtë siç ka bërë “Petrol Company”, Kurti u ka bërë thirrje edhe kompanive të tjera që të ndërmarrin iniciativa të tilla.
“Petrol Company” ka rrjetin e shitjes me pakicë të derivateve thuajse në të gjitha komunat e Kosovës, ku ju mund të furnizohu me derivatet me cilësore dhe të lira në vend. Gjithashtu rrjeti i restoranteve “Be Happy” është pjesë e kompanisë lider për tregtimin e derivateve “Petrol Company”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri