LAJMI I FUNDIT:

Sukseset e DJ Regard nuk munguan as në 2020 përkundër situatës me COVID-19 – Rrëfen periudhën e rikthimit në Kosovë

Sukseset e DJ Regard nuk munguan as në 2020 përkundër situatës me COVID-19 – Rrëfen periudhën e rikthimit në Kosovë
Foto: Instagram

Për vetëm një kohë të shkurtër është rikthyer në një nga personazhet më të përfolur në trojet shqiptare e po ashtu edhe në tregun ndërkombëtar.

Fjala këtu është për DJ Regard, emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu, i njohur më shumë për hitet “Secrets” e “Say My Name”, të cilat i lansoi përgjatë vitit të kaluar.

Për të kompletuar vitin e pazakontë për shkak të pandemisë e situatës së krijuar me COVID-19, DJ me prejardhje nga Ferizaj ka dhënë një intervistë për Telegrafin ku flet më në detaje për izolimin në Australi e kthimin në Kosovë, projektet e gjithashtu edhe për sukseset që ka korrë gjatë 2020.


View this post on Instagram

A post shared by Regard (@djregardofficial)


Si ka qenë viti 2020 për DJ Regard?

2020-ta ishte një vit sikur për të gjithë njerëzimin, me sprova të ndryshme. Por, as në këtë vit nuk kanë munguar sukseset në karrierë.

Në momentin kur është përhapur pandemia, ju për një kohë keni qëndruar në Australi, na tregoni pak më shumë rreth kësaj përvoje?

Në fillim të pandemisë unë kam qenë në Australi. Pandemia vetëm sa kishte shpërthyer në Azi dhe Evropë ndërsa në Australi jeta vazhdonte normalisht. Unë po ashtu gjatë asaj kohe isha duke performuar, dilja dhe bëja gjëra të ndryshme derisa u kthyem në Kosovë dhe e kuptuam se çfarë po ndodh këtu.

Të gjitha lajmet nga DJ Regard
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga DJ Regard

Çfarë ka realizuar DJ Regard gjatë këtij viti, projektet e juaja muzikore?

Ky vit ka qenë mjaft produktiv. Kam realizuar hitin “Secrets” dhe “Say My Name” të cilat kanë pasur suksese të mëdha e janë transmetuar e dëgjuar nëpër vende të ndryshme në botë.

Sa ka ndikuar ky vit në përfitime, si pasojë e ndalimit të aktiviteteve?

Sikurse për të gjitha dhe në të gjitha fushat, si pasojë e pandemisë ky vit sigurisht që ka ndikuar në çdo aspekt të të gjitha kategoritë.

Sa e keni ndjerë mungesën e koncerteve dhe mbrëmjeve përgjatë këtij viti?

Mungesa e koncerteve dhe mbrëmjeve ka qenë e jashtëzakonshme sepse unë kam dëshirë të jem sa më afër fansave të mi për tu ofruar muzikën time. Po ashtu marrë parasysh që kam qenë shumë aktiv me koncerte, e kam ndjerë në masë të madhe.

Që një kohë jeni duke qëndruar në Kosovë pranë familjes tuaj, a ka qenë kjo një anë tjetër pozitive e pandemisë?

Kohët e fundit apo viteve të fundit kam qenë nonstop nëpër turne në shtete të ndryshme dhe sigurisht që pandemia ka ndikuar që të jem më afër familjes dhe të kaloj më shumë kohë me ta, që është parë një gjë tejet pozitive.

View this post on Instagram

A post shared by Regard (@djregardofficial)

Si e përshkruan 2020 në krahasim me vitet paraprake?

Ky vit nuk ka ndonjë dallim në suksesin tim përveç ndaljes së performancave dhe pamundësisë që të jem afër me fansat e mi.

Cilat janë planet e DJ Regard për vitin 2021?

Gjatë kësaj periudhe të pandemisë kam punuar shumë në disa projekte të cilat do t’i lansoj në vitin 2021 dhe shpresoj se do bëjnë bujë të madhe.

Cili është mesazhi i juaj për të gjithë lexuesit e Telegrafit?

Së pari, faleminderit Telegrafit për intervistën. I përshëndes të gjithë lexuesit tuaj sepse ashtu si ju edhe ata janë më të mirët. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Regard (@djregardofficial)

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori